
20 May Sëmundja e Alzheimerit dhe uji i çezmës
Informacionet e fundit nga Europa po rikthejnë një temë që është debatuar në kontinent prej kohësh!
A ka ndonjë korrelacion midis aluminit në ujin e rubinetit dhe sëmundjes së Alzheimerit?
Studime të shumta shkencore kanë krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë midis të dyjave, edhe pse autoritetet
shëndetësore duket se besojnë se kufijtë e rekomanduar janë të mjaftueshëm për të mbrojtur
konsumatorët.
Në vitin 2017, një ekip studiuesish nga Inserm(Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Kërkimeve Mjekësore
– Francë) publikoi një studim i cili deklaroi qartë se ata që pinin ujë çezme në disa rajone ku perqindja e
aluminit në ujë ishte relativisht e lartë, kishin dy herë më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen e
Alzheimerit sesa të tjerët.
Studimet epidemiologjike të realizuara në gjashtë vende të ndryshme kanë treguar një rritje të ndjeshme
të incidencës së sëmundjes së Alzheimerit në lidhje me përqendrimet tepër të larta të aluminit në ujin e
pijshëm.
Sigurisht, uji nuk është burimi ynë kryesor i ekspozimit ndaj aluminit (i cili gjendet në ilaçe, kozmetikë dhe
shumë produkte të tjera), por është më i drejtpërdrejti.
Fakti që këto mbetje alumini gëlltiten drejtpërdrejt, shumëfishon ndikimin e dëmshëm të përbërësve.
Edhe nga autopsitë e njerëzve që kanë vdekur nga sëmundja e Alzheimerit tregojnë praninë e
përqendrimeve të larta të aluminit në tru.
Prania e aluminit në ujë është edhe më shqetësuese nëse marrim parasysh se shpërndarësit nuk i
respektojnë gjithmonë kufijtë e cilësisë të vendosur nga OBSH-ja.
Sistemet e ujit të pijshëm që ofrohen nga kompania Water Boutique janë të çertifikuara dhe garantojnë
mbrotje maksimale jo vetëm nga prania e kripërave të aluminit por edhe të gjitha metaleve të tjera të
rënda që gjenden në ujin e pijshëm . Sistemet janë ekologjikë dhe prodhojnë ujë të shëndetshëm dhe
të sigurtë nga prania e metaleve të rënda si dhe ndotësve të tjerë organikë dhe jo organikë.
Eksperienca e gjatë dhe përkushtimi ynë ndaj cilësisë të produktit , ujit dhe shëndetit na lejon të
ofrojmë atë që është më mira për konsumatorët.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne