SHËNDETI: PFAS dhe fenolet faktorë për rritjen e rrezikut të kancerit tek femrat

SHËNDETI: PFAS dhe fenolet faktorë për rritjen e rrezikut të kancerit tek femrat

Ekspozimi ndaj PFAS dhe substancave të tjera të shfrytëzuara gjerësisht në sektorin industrial rrit shfaqjen e disa formave të kancerit te femrat.

Sipas  studimit të financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe bazuar në të dhënat e mbledhura nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), grate dhe vajzat që vuajnë nga disa tumore të varura nga hormonet, pra rritja e të cilave favorizohet nga çekuilibrat hormonalë, janë të ekspozuara ndaj niveleve më të larta të PFAS ose fenolet, substanca kimike tani të gjithanshme në produktet e përditshme që përdorim për të ngrënë, për të pire, gatuar, veshur, pastruar shtëpinë dhe në mjedisin ku jetojmë. Studimi, i cili u botua në Journal of Exposure Science and Environmental Epidemiology, nuk gjeti lidhje të ngjashme midis këtyre substancave dhe diagnozave të kancerit tek meshkujt.

Substancat perfluoroalkil (PFAS) janë një grup kimikatesh të prodhuara nga njeriu, të përdorura gjerësisht në kozmetikë, enë, paketime ushqimore prej kartoni, tekstile dhe mobilje, veshje sportive në natyrë, bojëra, pesticide, produkte farmaceutike dhe shkumëm kundër zjarrit. Ato njihen gjithashtu si “kimikate përgjithmonë” sepse kanë një strukturë kimike që u jep atyre një stabilitet të veçantë termik dhe i bën ato rezistente ndaj proceseve kryesore të degradimit natyror.

PFAS gjendet  në mjedis (ujë, tokë, produkte bujqësore dhe për rrjedhojë ushqim), në kafshë dhe në trupin tonë. Efektet e PFAS në shëndet janë ende të paqarta, por ato konsiderohen si faktorë rreziku për disa sëmundje të tilla si ato që prekin tiroiden, mëlçinë dhe gjëndrat e qumështit, peshën e ulët të lindjes, kancerin e testikujve dhe veshkave.

Fenolet janë komponime aromatike që rrjedhin nga benzeni që zakonisht përdoren në paketimin e ujit, ushqimit, bojërat dhe produktet e higjienës personale. Nga një reaksion ndërmjet dy fenoleve dhe një molekule tjetër, fitohet bisfenoli A (BPA), një substancë kimike që përdoret në lloje të ndryshme enë ushqimesh dhe pijesh, e cili është i rrezikshëm për shëndetin

PFAS në veçanti duken të aftë të ndërhyjnë në sistemin endokrin, duke kompromentuar rritjen dhe fertilitetin dhe duke ndryshuar mekanizmat hormonalë – duke kontribuar kështu në rritjen e rrezikut të formave të kancerit të varura nga hormonet. Sipas CDC, këto substanca tani janë të pranishme në gjakun e 97% të amerikanëve, ndërsa një hetim nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) zbuloi kontaminim PFAS në 45% të ujit të pijshëm.

Shkencëtarët hetuan ekspozimin ndaj PFAS dhe fenoleve nga të dhënat e testit të gjakut dhe urinës nga më shumë se 10,000 njerëz dhe e lidhën këtë informacion me diagnozat e kancerit të gjetura. Gratë më të ekspozuara ndaj disa komponimeve PFAS rezultuan sa dyfishi i rasteve të studiuara me diagnozën e melanomës; Tek këto grat u gjet gjithashtu një lidhje midis ekspozimit ndaj PFAS dhe kancerit të mitrës ose kancerit të vezoreve dhe një lidhje midis ekspozimit të fenolit dhe kancerit të gjirit.

 

Të gjitha produktet dhe kompanitë me të cilat Water Boutique bashkëpunon, janë të Certifikuara nga Entet e Akredituara të Bashkimit Europian si EFSA (European Food Safety Authority) dhe NSF International (National Sanitation Foundation USA).

Këto produkte garantojnë konsumatorin per origjinën e tij, cilësinë, jetëgjatësinë dhe mbi të gjitha për produktin final të shëndetshëm (ujin e pijshëm Pa PFAS dhe Pa Fenole si dhe ujin sanitar).

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..