Shija e ujit: si ta njohim një ujë të mirë?

Shija e ujit: si ta njohim një ujë të mirë?

Të flasësh për “shijen e ujit” mund të duket e çuditshme për shumëkënd dhe jashtë çdo logjike! Shpesh thuhet që uji, për të qenë i mirë, duhet të jetë pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë. Megjithatë, është e vërtetë që shija e ujit nuk është e njëjtë. Pra, si mund ta dallojmë uje te mirë nga uji më pak i mirë?

 

Ujërat që rrjedhin nga rubineti janë përgjithësisht të oligomineralizuara, pak të mineralizuara ose të mineralizuara mesatare. Prandaj, nga pikëpamja ushqyese, uji i rubinetit përmban një dozë të mirë mineralesh, duke përfshirë kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Prania e këtyre mineraleve ndikon  në pH e ujit dhe rrjedhimisht në shijen e tij.

Në disa zona uji është  shumë i pasur me kripëra dhe për rrjedhojë, shumë i fortë. Në këtë rast ju do të ndjeni shijen e ujit duke e klasifikuar atë si “të rëndë”. Po ashtu është gjithashtu e mundur që ndonjëherë uji të ketë erë klori. Kjo do të thotë se klori është përdorur në procesin e pastrimit, pra do të thotë që uji i është nënshtruar një procesi dezinfektimi, për t’u bërë i përshtatshëm për konsum njerëzor.

Legjislacioni e përcakton një vlerë të detyrueshme per klori ne uje , por do të ishte më mirë të qëndronte në një përqendrim prej 0.2 mg/l. E dobishme në këto raste, për t’u siguruar që të pini ujë të pastër dhe të sigurt nga pikëpamja mikrobiologjike dhe kimike, është të instaloni një sistem trajtim uji apo filter uji në shtëpinë, zyrën ose ambientet tuaja komerciale.

Water Boutique është partneri ideal për t’u drejtuar për këshilla të personalizuara dhe zgjedhjen e sistemit më të përshtatshëm për filtrimin e ujit sipas shijeve  dhe nevojave tuaja.

Jeni kurioz të dini më shumë për përbërjen e ujit që rrjedh nga rubinetët e shtëpisë tuaj?

Ju mund të kërkoni një analizë uji falas. Një nga ekspertët tanë do të analizojë karakteristikat kryesore të ujit në shtëpinë ose biznesin tuaj, pa pagesë dhe pa detyrim.

Water Boutique mund të gjeni gjithashtu produkte dhe shërbime të shumta. Ne ofrojmë shërbime të shitjes, mirëmbajtjes dhe asistencës teknike në impiantet dhe sisteme trajtimi uji dhe filtra uji.

Ne ndihmojmë të gjithë klientët tanë dhe garantojmë këshilla dhe zgjidhje ne filtrimin e ujit .

Na kontaktoni për të caktuar një takim.

Water Boutique Ku ka ujë jemi ne…..