Stafilokokë në ujë të pijshëm dhe ujin sanitar

Stafilokokë në ujë të pijshëm dhe ujin sanitar

Urim Vata – Administrator i Water Boutique

Staphylococcus aureus është në gjendje të mbijetojë në kushte të pafavorshme mjedisore, ai gjithashtu i reziston veprimit të klorit. Në kontrollin e ujit të pijshëm, ai përfaqëson një indeks të rëndësishëm të ndotjes dhe një tregues të efikasitetit të trajtimit të tij.

Stafilokoku është një bakter gram-pozitiv që mund të shkaktojë një gamë të gjerë simptomash. Konkretisht, ato janë baktere të pranishme në lëkurë dhe në zgavrën e gojës të njerëzve, shpesh në mënyrë të padëmshme ose të dobishme për trupin. Por, ai mund të shkaktojë edhe infeksione shumë serioze, zakonisht me dëmtime të lëkurës. Infeksionet mund të transmetohen nga pirja e ujit, larja me të, ushqimi, kontaktet fizike (zakonisht nëpërmjet duarve të kontaminuar), nga njerëzit me imunitet të kompromentuar dhe ata që përdorin pajisje mjekësore invasive që janë veçanërisht të rrezikuar nga infeksioni.

Helmimi nga uji ose ushqim nga Staphylococcus aureus shkakton simptoma të tilla si:

të vjella

dhimbje koke

dhimbje të forta dhe të shpeshta të barkut

diarre

ethe e papritur (rrallë)

rraskapitje

Ky Infeksion mund të shkaktojë encefalit, endokardit, artrit septik dhe temperaturë të lartë, duke rezultuar në shtrimin në spital.

Alarmi nga EFSA (Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore) vjen pasi ky rrezik mikrobiologjik ka prekur edhe e ujrat e ambalazhuar në shishe dhe kjo për shkak të pranisë së Staphylococcus aureus, duke terhequr nga tregu europian mijëra shishe nga lote të caktuara nga marka të ndryshme.

Trajtimi dhe filtrimi i ujit me metoda innovative, të sigurta dhe të certifikuara për shëndetin, si psh me llampa UV, shmang ne menyre te sigurt rrezikun e ndotjes mikrobiologjike te ujit.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…