StaRplast në Shqipëri

Water Boutique shpk, brand i rregjistruar ndërkombetar, tashmë është një emër i njohur edhe në tregun e trajtimit të ujërave të ndotura në Shqipëri me departamentin e saj TUZ Eco Life (Trajtimi i Ujërave të Zeza).

Duke i qëndruar besnik konsumatorit, Water Boutique shpk sjell në treg zgjidhje dhe produkte të certifikuara me cilësinë më të lartë edhe në këtë fushë, me partnerin e saj të ri prestigjoz StaRplas, lider në prodhimin e teknologjive të avancuara për trajtimin e ujërave në Bashkimin Europian.

Ajo cfarë na dallon nga konkurrenca është eksperienca e gjatë, besueshmëria dhe angazhimi ynë për cilësinë në përputhje të plotë me direktivat e Kartës Europiane të Ujit.

Tuz – Eco life nuk lindi si një emergjencë e nxitur nga rastësia, por është produkt i punës dhe përvojës 15 vjecare në fushën e trajtimit të ujit dhe vetëm për ujin dhe ambientin.

Të gjitha produktet tona janë të certifikuara dhe garantojnë standardet e rregulloreve aktuale, sipas legjilsacionit Shqipëtar dhe atij të Bashkimit Europian. Klientët tanë kanë sigurinë që trajtimi i ujrave të tyre do të jetë i efektshëm dhe i plotë.

Ekipi ynë i kualifikuar dhe me njohuri të thella në fushën e trajtimit të ujërave të ndotur, ofron konsulencë dhe zgjidhje të personalizuara për çdo nevojë, duke filluar nga këshillimi fillestar deri te implementimi i projektit.

Ne ju sigurojmë klientëve tanë mbështetje edhe pas shitjes dhe implementimit të projektit, duke qenë përherë në dispozicion të tyre, duke ju siguruar atyre një eksperiencë të përshtatshme dhe efikase.

Partneriteti ynë me StaRplast na lejon të kemi qasje në teknologjinë dhe inovacionet më moderne dhe të fundit në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura. Kjo na jep sigurinë e qëndrueshmërisë në treg dhe gatshmërinë për të përmbushur cdo nevojë të klientëve tanë në mënyrë permanente, efikase dhe inovative.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

Tuz – Eco life