Tirane 21 – 24 Shtator 2023 Panairi Kombëtar “TirAnAgro”

Water Boutique vazhdon traditën e përvitshme të pjesëmarrjes në panairin “TirAnAgro”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Ky është panairi më i madh bujqësor e blegtoral, për fermerët, konsumatorët dhe bizneset e sektorëve të produkteve të konsumit. Fokusi i kompanisë ishte promovimi dhe shfrytezim efikas i burimeve ujore, mundësinë për të patur qasje shumë cilësore në ujin e pijshëm dhe sanitar direkt nga rrjeti dhe puset, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë inovative  gjermane në sektor. U ekspozuan paisje filtrimi dhe trajtimi të ujit të teknologjisë të fundit për individe, familje, biznese dhe industri, si dhe për sektorin bujqësor.