Tiranë 7 Shtator 2023 – Forumi i biznesit Shqipëri Izrael (B2B)

Admistratori i kompanisë Water Boutiqe Z. Urim Vata dhe Drejtoresha Ekzekutive Znj. Xheni Vata ju bashkuan forumit të biznesit Shqipëri Izrael (B2B), organizuar nga Ambasada e Izraelit në Shqipëri, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Institutin e Eksportit në Izrael. Në këtë forum Izraeli u përfaqësua me bizneset e sektorëve të energjisë, teknologjisë e sigurisë kibernetike, bujqësisë, menaxhimit të ujërave si dhe turizmit.

Interesi i kompanisë Water Boutique ishte fokusi ndaj Inovacionit teknologjik të izraelit në shërbimin e trajtimit dhe efiçencës së ujit, si një shembull që duhet ndjekur.

Forumi u zhvillua në formatin e një konference me folës të niveleve të larta qeveritare nga të dy vendet.