Uji i fortë dëmton lëkurën dhe flokët

Shpesh kur udhëtojmë ose lëvizim në një vend tjetër, ose në një shtëpi tjetër, flokët tanë janë të ndryshëm, edhe nëse përdorim të njëjtat shampo ose balsame. Ky problem shkaktohet nga uji dhe shpesh e vërejmë kur udhëtojmë. Në fakt, sipas një studimi të kryer nga Revista Ndërkombëtare e Shkencës Kozmetike është zbuluar se sasia e bakrit, kalciumit dhe magnezit të pranishëm në ujin me të cilin ne lajmë flokët mund të dëmtojë proteinat në thellësi të tyre dhe kështu struktura e flokëve ndryshon.

 

Kini kujdes kur bëni dush dhe e kuptoni që flokët tuaj ngjanë si  ”të pa jetë” dhe të ashpër, po ashtu lëkura juaj është e thatë. I gjithë ky problem shkaktohet nga shkalla e  fortësisë në ujin e rrjetit.  Ose më thjeshtë, nga përmbajtja e lartë e karbonatit të kalciumit që ka uji. Edhe nëse uji që rrjedh nga rubinetët tanë është i pijshëm dhe i pastruar nga ujësjellësi bashkiak, ai përsëri përmban  sasi të larta kripërash të tretura që përcaktojnë fortësinë e tij. Ne mund të verifikojmë këtë përmes depozitimeve gëlqerore që i gjejmë në lavaman ose kokën e dushit, po ashtu edhe nga mbetjet gëlqerore që i gjejmë në pajisjet shtëpiake. Uji i fortë mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën dhe flokët, sidomos nëse kemi një epidermë delikate dhe shumë të ndjeshme dhe që në këtë rast nuk mund të ajëroset duke u ndjerë gati e mbytur. Perkundrazi, Uji i zbutur do t’i bëjë ato të shfaqen të shndritshme dhe të buta në prekje. Specialistët e dermatologjisë theksojnë se një ujë i fortë përveçse  kërkon shumë më tepër shampo për pastrim, përmban mbetje fikse dhe metale të rënda që nuk janë të pajtueshëm me lekurën. Gjithashtu pH i tij shumë i lartë në krahasim në atë të epidermës ndryshon ekuilibrin e tij  në acid / bazë.   Numri i lartë i këtyre metaleve të rëndë në fakt mund të jetë shkaku më i shpeshtë i lëkurës së thatë, poreve të bllokuara, dermatitit, akneve dhe ekzemave. Natyrisht, sa më e ndjeshme dhe delikate të jetë epiderma, aq më i madh është rreziku i acarimit të saj.

 

Sa më i butë të jetë uji, aq më shumë përfiton lëkura jonë prej tij, si për sa i përket pastrimit po ashtu dhe hidratimit.

 

 

 

Shënim: Uji i fortë kërkon shumë më tepër shampo për pastrim. Për shkak të mbetjeve fikse dhe mineraleve në të cilat është i pasur, është më e vështirë të shpëlajë pastruesit e përdorur dhe çdo kimikat (i shampove) i mbetur mund të shkaktojë acarim. Për më tepër, pH i tij – dmth. Shkalla e aciditetit  shumë e lartë në krahasim me atë të epidermës, rrezikon të ndryshojë ekuilibrin natyror të lekurës.

 

Ju mund ta eleminoni problemin shumë thjeshtë : Instaloni një zbutës uji në hyrje të rrjetit të apartamentit, vilës ose biznesit tuaj, i cili duke e trajtuar pastron  ujin nga mineralet e dëmshme. Ju do te keni floke te shndritshëm, një lekure të bute dhe të shëndetshme.

Unifarcobiomedical

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..