Viruset dhe Ujërat e Zeza

Viruset dhe Ujërat e Zeza

Tema e viruseve që përmbajnë dhe transportohen brenda ujërave të zeza është një temë e mprehtë dhe pak e njohur,

Këto viruse shkaktojnë infeksione të rënda, patologji të ndryshme dhe epidemi masive duke ndikuar shumë në jetën e përditshme të njerëzve.

 

Trajtimi dhe pastrimi i ujërave të zeza është zgjidhja për të frenuar përhapjen e epidemive, mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit për klientët dhe biznesin tuaj, duke kontribuar kështu në rritjen e cilësisë të mejdisit  dhe rrjedhimisht të kapacitetetve tuaja akomoduese.

 

Studimet nga shumë universitete ndërkombëtare të OBSH-së vërtetojnë se ujërat e zeza të patrajtuara përfaqësojnë një rrezik potencial për përhapjen  baktereve dhe patogjenëve dhe paraqesin rrisk të larte nëse nuk ndërmerren hapat e duhur dhe ndërhyrje adekuate.

 

Dihet që përhapja  këtyre agjentëve përgjatë rrugës që marrin ujërat e zeza fillon direkt nga shkarkimet e ujërave të zeza, ku viruset e ekskretuara nga personi i infektuar me feçe, urinë, të vjella, pështymë ose sekrecione respiratore hyjnë në sistemin e kanalizimit.

 

Rëndësia e trajtimit të saktë dhe të duhur i këtyre ujërave luan një rol themelor, pasi një trajtim fizik/kimik/biologjik me përmasat e duhura bën që veprimi i agjentëve ose viruseve të tillë të frenohet dhe çaktivizohet plotësisht, duke e shndërruar ujin e kontaminuar në ujë të shëndetshëm.

 

Problemi lind kur një mbetje, në vend që të derdhet në impiantet e trajtimit, përcillet drejtpërdrejt në mjedis si p.sh. në tokë, duke përfshirë kopshtin e biznesit tuaj dhe rrjedhimisht në nëntokë, ku bie në kontakt me ujërat nëntokësore. të ujit të pijshëm, det ose përgjatë rrjedhës së lumenjve dhe liqeneve, duke ndotur ujërat.

 

Duke u parë analizën e viruseve,  ekzistojnë kryesisht 2 lloje të patogjenëve që gjenden në ujërat e zeza:

 

1-Viruset enterike: Këto janë viruset që transmetohen dhe transportohen përmes ujit par excellence, të cilët janë përgjegjës për pasojat negative të zorrëve, duke përfshirë rotavirusin, norovirusin, adenovirusin enterik dhe astrovirusin.

2-Viruset jo enterike: Këto janë viruse  përgjegjës për sëmundjet e frymëmarrjes, siç është covid-19. Ato janë përhapur nëpërmjet feçeve dhe urinës së subjekteve , çka tregon se sa e lehtë është për ta të marrin pjesë në ciklin e ujërave të zeza.

Water Boutique dhe TUZ – Tratimi i Ujërave të Zeza, ofrojnë të gjithë ekspertizën e nevojshme për projektimin dhe instalimin e impianteve të certifikuara nga BE për trajtimin e ujërave të zeza, të aftë për të shkatërruar të gjitha viruset dhe  për të mbrojtur  shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Impiantet tona të trajtimit të ujërave të zeza janë të sigurta dhe instalohen në përputhje të plotë me Aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë 28.12.2023 dhe Udhëzimin e përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”.

 

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

TUZ Eco life