Vlerat Ushqyese të Ujit

Vlerat Ushqyese të Ujit

Burimi i informacionit USDA

Nëse i referohemi dy elementeve shumë të rëndësishëm dhe jetik për trupin e njeriut si Magnezi dhe Kalciumi, vërejmë se roli i ujit në plotësimin e nevojës ditore të organizmit është i papërfillshëm. Referencat shkencore të mjekësisë e  vërtetojnë këtë fakt.  Përsa i përket plotesimit të nevojave ditore të trupit të njeriut me këto minerale  jetike, për funksionimin normal të sistemit nervor, sistemit muskular, sistemit skeletor dhe metabolizmit, janë ushqimet e ndryshme (psh perimet) faktor i pazëvendësueshëm në këtë drejtim.

Natyrisht që këto nevoja plotësohen nëpërmjet ushqimit dhe suplementeve të ndryshme ushqimore, por jo vetëm nga uji.

Nëse do të ishte e kundërta atëhere do të na duhej të konsumonin rreth 30 litra ujë në ditë për të marrë magnezin e nevojshëm dhe rreth 25 litra ujë për kalciumin.

  1. Vlerat e rekomanduara ditore për magnezin janë: 300 mg për meshkujt dhe 270 mg për femrat. Në

Shtetet e Bashkuara, shtesat dietike të rekomanduara (RDA) janë 400 mg për burrat midis moshës 19 dhe 30 vjeç dhe 420 mg për të moshuarit, dhe 310 mg për gratë midis moshës 19-30 dhe 320 mg për gratë e moshuara.

  1. Vlera e rekomanduar ditore e kalciumit është 800 mg. Megjithatë, nevojat individuale ndryshojnë sipas moshës. Në veçanti, kërkesa ditore për kalcium rritet gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

OBSH – Organizata Boterore e Shëndetesisë

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….