Water Boutique Partneri profesional i familjeve, bizneseve dhe industrisë

Në një treg ku cilësia e ujit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njerëzve, në performancën e pajisjeve si dhe në respektimin e standardeve mjedisore, Water Boutique pozicionohet si partneri më i besueshëm dhe më profesional në trajtimin e ujit në Shqipëri dhe rajon.

Me teknologji të certifikuara ndërkombëtarisht, laborator të akredituar, licencë për shërbime higjeno–sanitare dhe staf multidisiplinar ekspertësh, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për çdo sektor, nga familjet që kërkojnë ujë të sigurt, te bizneset që synojnë standarde të larta, e deri tek industria që kërkon stabilitet operacional dhe përputhje me normat ligjore.

Për familjet, sistemet tona garantojnë ujë të pijshëm, të pastër dhe të sigurt në çdo pikë të përdorimit, falë filtrave BPA FREE, teknologjisë High Tech Purification, zbutesve të ujit dhe filtrimit me shumë faza që eliminojnë klorin, metalet e rënda, mikroorganizmat, sedimentet, kalkaret dhe çdo element që dëmton shëndetin ose pajisjet shtëpiake, duke përmirësuar mirëqenien dhe duke kursyer energji, detergjentë dhe kostot e mirëmbajtjes.

Për bizneset dhe sektorët profesionalë si HORECA, laboratorët, klinikat dhe qendrat estetike, Water Boutique ofron cilësi të qëndrueshme, mbrojtje të pajisjeve, ulje të kostove operative dhe siguri të plotë higjeno–sanitare, duke ndikuar direkt në reputacionin dhe besimin e klientëve të tyre.

Në industrinë ushqimore, farmaceutike, kozmetike dhe prodhuese, ne ofrojmë sisteme industriale RO, ultrafiltrim, demineralizim dhe zgjidhje të personalizuara hidroteknike të projektuar dhe implementuar nga inxhinierët tanë të trajnuar nga partnerët gjermanë dhe europianë, duke garantuar efikasitet, jetëgjatësi dhe standard të larta ndërkombëtare.

Përtej filtrimit të ujit të pijshëm, uji sanitar dhe teknik, departamenti i dedikuar për trajtimin e ujërave të ndotura dhe ujërave të zeza, TUZ ECO LIFE, projekton dhe implemton teknologji të avancuara për sedimentim, neutralizim, dezinfektim dhe trajtim biologjik, duke garantuar përputhje të plotë me standardet mjedisore dhe mbrojtjen e infrastrukturës sipas legjislacionit në fuqi, duke e bërë kështu Water Boutique partnerin e vetëm në treg që ofron një cikël të plotë zgjidhjesh për ujin.

Water Boutique është e vetmja kompani tregtuese e filtrave në Shqipëri me laborator të akredituar dhe licencë të miratuar për ndërhyrje higjeno–sanitare, duke u diferencuar qartë nga tregtarët jo profesionistë që ofrojnë produkte të pasigurta, të pacertifikuara dhe me çmime të larta abuzuese.

Ekipi ynë përfshin kimistë të specializuar për analizat e ujit, bioteknologë, inxhinierë, staf teknik të trajnuar nga prodhuesit europianë, si dhe ekspertë të markave, patentave dhe standardeve teknike, duke garantuar përdorimin e teknologjisë origjinale dhe të sigurt.

Kjo qasje shkencore dhe profesionale na mundëson të ofrojmë zgjidhje të standardizuara, të personalizuara dhe të garantuara për çdo sektor, duke sjellë siguri, cilësi dhe besueshmëri në trajtimin dhe filtrimin e ujit.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne