
30 Oct Water Boutique sh.p.k. – Sponsor Gold në “DIHA Oktoberfest Tirana 2025”
Më 17 tetor 2025, Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) solli sërish në Tiranë atmosferën tipike bavareze të Oktoberfest-it tradicional, në ambientet e hotelit MAK Albania.
Në këtë event të veçantë, ku u bashkuan anëtarë dhe miq të DIHA-s, muzika live, humori dhe stili autentik bavarez krijuan një mbrëmje festive plot energji e mirëdispozicion.
Eventi u hap zyrtarisht nga z. Thilo Schroeter, zëvendësambasador i Ambasadës Gjermane në Tiranë, ndërsa me thirrjen tradicionale “O’zapft is!” u shpall zyrtarisht i hapur Oktoberfest-i 2025.
Në menynë e mbrëmjes nuk munguan birrat gjermane “Radeberger” dhe “Schöfferhofer”, të shoqëruara me ushqime tradicionale bavareze. Atmosfera u bë edhe më argëtuese me Olimpiadën Bavareze, ku pjesëmarrësit garuan në lojëra tipike dhe u shpall çifti fitues i vitit.
Water Boutique sh.p.k. pati kënaqësinë të jetë Sponsor Gold i këtij eventi, duke sjellë në tryezë cilësinë dhe elegancën e ujit premium, si simbol i freskisë dhe sofistikimit që e karakterizon markën tonë.
Pjesëmarrja në këtë festë tradicionale përforcon angazhimin e kompanisë për të mbështetur bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik gjermano-shqiptar, si dhe për të qenë gjithmonë pranë eventeve që promovojnë vlera, traditë dhe cilësi.
Water Boutique Shpk falënderon DIHA për organizimin e shkëlqyer dhe gjithë pjesëmarrësit që ndanë së bashku këtë përvojë të paharrueshme!
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….
