Zbutës uji BWT Perla

Zbutës uji BWT Perla

Zbutës uji BWT Perla është i zhvilluar për të gjithë ata që refuzojnë të bëjnë kompromis me gëlqeren dhe smercin. Iprojektuar me dy kolona për shkëmbimin e joneve ky zbutës uji siguron ujë luksoz BWT gjatë gjithë kohës, si dhe rrjedhën maksimale të ujit.

Kur njëra kolonë kryen shpëlarjen, tjetra automatikisht hyn në veprim. Kështu, ju shijoni ujin luksoz BWT të zbutur, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë pa ndërprerje.

Falë funksionit adaptiv të tij paralel, Zbutës uji BWT Perla arrin pikun maksimal të rrjedhës së ujit deri në 53 litra në minutë. Kështu, uji juaj luksoz dhe i butë është gjithmonë i disponueshëm në të gjithë shtëpinë tuaj, edhe kur hapni çezma tëshumta në të njëjtën kohë ose kur përdorni dushet tuaja moderne dhe komode.

Sistemet e sigurisë BWT të Zbutës uji BWT Perla One   mbrojnë shtëpinë tuaj plotësisht nga rrjedhja dhe dëmtimi i ujit.

Zbutës uji BWT Perla ka 10 sensorë AQA Guard që monitorojnë lagështinë në dysheme (mbrojtje e drejtpërdrejtë edhe nga rrjedhjet e tubit të makinës lavatrices ose paisjeve të tjera).

AQA Stop: Mbrojtje e domosdoshme nga rrjedhjet në raste difektesh. Nëse sensori AQA Guard zbulon lagështi, AQA Stop ndërpret furnizimin me ujë në shtëpi.

AQA Watch: Funksion i alarmit kur tejkalohen normat e qëndrueshme të rrjedhës së ulët( presioni).

Zbutës uji BWT Perla është një zbutës uji dupleks që funksionon sipas procesit të shkëmbimit të joneve. Jonet e kalciumit dhe magnezit hiqen nga uji dhe zëvendësohen me jone natriumi. Te dyja kolonat janë të mbushura me një rezinë organike përshkëmbimit e joneve.

Gjithashtu, Zbutës uji BWT Perla është i pajisur me një sistemqë dezinfekton rezinën e shkëmbimit të joneve gjatë rigjenerimit.

Konsumi i kripës dhe ujit rigjenerues reduktohet në minimumin e nevojshëm , proces i njohur si matje precize e kripës. Këto procese bazohen në regjistrimin e saktë të të gjitha të dhënave të matjes.

Zbutës uji BWT Perla me  dizajnin  dhe teknologjinë e tij moderne është zgjedhja juaj ideale për vilën ose apartamentin tuaj.

Water Boutique – Ku kë uje jemi ne