25 Mars 2025

Aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Ujit 2025

 

Një nga aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Ujit 2025, Water Boutique Shpk  e zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare jopublike “Albanët”.

Objektivi ynë i edukimit për t’u rritur sëbashku me kulturën dhe vlerat unike të ujit, si dhe ndërgjegjësimi për mbajtjen e pastër të ambientit, e sheh arsimin si një nga parakushtet kryesore për promovimin e mirëqenies  të fëmijëve dhe komuniteteve.

Me zhvillimi e këtyre aktiviteteve Water Boutique Shpk synon  përmirësimin e  konceptit për ujin dhe ambientin e pastër dhe atë të angazhimit kolektiv.

Duke favorizuar krijimin e aleancave arsimore publike dhe private,  Water Boutique Shpk konsolidon gjithnjë e më shumë vlerën e rrjeteve bashkëpunuese dhe një vizion të përbashkët edukimi.