30 Janar 2026 – Aktivitet edukativ me klasën e 11-të Gjimnazi “Besnik Sykja”

Në kuadrin e  angazhimit të Water Boutique si një institucion me rol edukativ dhe informues në fushën e ujit dhe shëndetit, në ambientet e kompanisë u mirëpritën për vizitë  nxënësit  e klasës së 11-të të Gjimnazit “Besnik Sykja”.

Aktiviteti u organizua me qëllim ofrimin e një përvoje praktike dhe të integruar, duke i njohur të rinjtë me proceset e filtrimit dhe  trajtimit të ujit, si dhe rëndësinë e tij për shëndetin.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet dhe proceset e punës së kompanisë, duke kuptuar rëndësinë e standardeve të cilësisë dhe higjienës në trajtimin e ujit.

Ata morën informacione të detajuara mbi teknologjitë e përdorura për garantimin e pastërtisë dhe cilësisë optimale, si dhe ndoqën eksperimente praktike që demonstronin vetitë dhe karakteristikat e ujit të filtruar dhe të trajtuar.

Programi përfshiu gjithashtu një sesion degustimi, ku nxënësit provuan disa lloje uji të trajtuar dhe të filtruar me metoda të ndryshme, duke identifikuar ndryshimet në shije, përbërje dhe cilësi.

Aktiviteti u shoqërua me lojëra dhe kuize edukative mbi tematikën e ujit, filtimin dhe trajtimit të tij, ndërsa në përfundim fituesve iu shpërndanë dhurata simbolike, duke e mbyllur vizitën në një atmosferë motivuese dhe pozitive për të rinjtë.

Përmes bashkëpunimit tashmë të konsoliduar me institucionet arsimore, Water Boutique vijon të promovojë edukimin dhe informimin mbi ujin dhe ndikimin e tij në shëndet.

 

Water Boutique – Ku ka uje jemi ne…..