
25 Jun Akreditohet Zyrtarisht Laboratori i Analizave të Ujit Water Boutique
Me kënaqësi ju njoftojmë se Laboratori i Water Boutique është tashmë Zyrtarisht i Akredituar sipas standardit ndërkombëtar ISO/IEC 17025, duke përmbushur të gjitha kërkesat për kompetencë teknike dhe funksionin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në testime laboratorike.
Water Boutique bëhet kompania e parë dhe e vetme në Shqipëri dhe Rajon në fushën e trajtimit dhe filtrimit të ujit që certifikohet me standartin më të lartë të kompetencës profesionale dhe institucionale për analizat e ujit!
Akreditimi i laboratorit tonë të analizave të ujit nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA)vjen si rezultat i vizionit drejtues, përkushtimit dhe punës profesionale 4 vjeçare të specialistëve të kompanisë Water Boutique, duke garantuar standartin më të lartë për Cilësinë dhe Besueshmërinë!
Ky është një moment historik për kompaninë Water Boutique dhe një garanci shtesë për të gjithë klientët tanë se analizat e ujit dhe kontrollet cilësore që ofrojmë janë të besueshme, të sakta dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, duke garantuar:
✅ Njohjen ndërkombëtare të rezultateve të analizave
✅ Besueshmëri te klientët, institucionet dhe inspektoratet
✅ Përputhshmëri me kërkesat ligjore (ligje për ujin e pijshëm, mjedisin etj.)
✅ Kualifikim për kontrata publike dhe tendera
✅ Dallimin nga laboratorët jo të akredituar
Misioni për përmirësimin e jetës kudo që ka ujë, nëpërmjet zbatimit të standarteve ndërkombëtare, e vendos Water Boutique shpk nga pozitat e një kompani operuese në treg, në një Institucion me Ndikim të Qëndrueshëm në Fushën e Sigurisë, Cilësisë dhe Shëndetit të Ujit.
Urim VATA
Administrator
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne