09 May Alternativa që zëvendëson Botët e Ujit në Rrugët e Tiranës
Në qytetin e Tiranës, ku rrugët kalojnë nëpër blloqet dhe sheshete ngarkuara me aktivitet, boti i ujit është bërë një prezencë ezakonshme. Por, çfarë ndodh nëse do kemi një qasje më tëqëndrueshme, higjenike dhe të sigurtë për shëndetin, por dhemiqësore me mjedisin, duke plotësuar pritshmëritë dhe nevojattona për ujë të pijshëm?
Shumëkush do të ofronte alternativën e shisheve dhe bidonëveplastikë që shiten në njësite tregtare, pa menduar shumë përndotjen që sjell më pas kjo plastikë në mjedis, por dhe pa u shqetësuar për ekspozimin e tyre në diell dhe në kushte jo tëpërshtatëshme.
Cdo zgjidhje që ndihmon në zvogëlimin e konsumit të plastikës,ndotjes së mjedisit dhe shëndetit të njerëzve duhet te jetë emirëpritur.
Alternativa për botët e ujit të cilët mbushen rregullisht SE DIJMË SE KU, është instalimi i sistemeve të trajtimit të ujit nëfamilje.
Kjo nuk është vetëm një alternativë për TË ZGJIDHUR njëproblem të qytetit, por një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e ujit dhe për të reduktuar ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në nivel lokal.
Duke nxitur instalimin e këtyre sistemeve me largimin e nevojëspër të blerë ujë nëpër rrugë ose në shishe plastike, ne kontribojmë në mënyrë sinjifikative për një qytet më të pastërdhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët e Tiranës.
Një nga sfidat kryesore të instalimit të këtyre sistemeve nëfamilje është sigurimi i investimeve dhe teknologjisë për t’i bërëato të akseshueshme dhe të efektshme për një numër të gjerëfamiljesh. Megjithatë, duke përdorur inovacionin dhe duke përfshirë të gjithë palët e interesuara, kjo mund të bëhet njërealitet. Shembulli duhet marrë nga vendet e BE, të cilat cdo vit ofrojnë Bonusin e Ujit, një mbështetje financiare sinjifikative qeju jepet familjeve dhe bizneseve të cilat instalojnë sisteme përfiltrimin e ujit te pijshëm.
Nëse edhe ne do të ndërtojmë një infrastrukturë ligjore dhefiskale, e cila inkurajon dhe mbështet instalimin e sistemeve tëtrajtimit të ujit në familje, atëhere do të mund të reduktojmëvarësinë tonë nga botët e ujit në rrugë, plastika njëpërdorimshme dhe do të promovojmë një kulturë tëpërgjegjshme ndaj mjedisit.
Një shembull i suksesit të kësaj përpjekje është rasti i familjes sëDhimitrit. Ata vendosën të instalojnë një sistem të trajtimit tëujit në shtëpinë e tyre dhe tani përdorin ujë të pastër dhe tësigurtë për nevojat e tyre, duke reduktuar ndjeshëm konsumineplastikës dhe botëve të ujit në rrugë.
Por, për patur një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, nevojitet përkushtim dhe bashkëpunim i gjerë midis aktorëve tefushës. Ekzekutivi, ashtu sikurse dhe në vendet e BE duhet tëofrojë politika dhe grante për familjet dhe bizneset që vendosintë instalojnë këto sisteme.
Bizneset e fushës duhet të jenë të përfshira në ofrimin e teknologjisë dhe shërbimeve për instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre, kështu komuniteti mund të edukohet dhe të motivohet përtë ndryshuar zakonet e tij konsumatore.
Instalimi i sistemeve të trajtimit të ujit në familje, ulja e përdorimit të platikës dhe largimi gradual i botëve të ujit nërrugë, është një hap cilësor dhe i drejtëpërdrejt përpara përTiranën dhe për mjedisin tonë në përgjithësi. Kur punojmë sëbashku dhe vendosim prioritetin e mjedisit, mund të krijojmë njëqytet më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne……