25 Mar Bottle Free Zone Ujë i shëndetshëm Pa Plastikë Kurseni para – Mbroni shëndetin dhe mjedisin
Askush nuk pëlqen të paguajë 300 herë më shumë sesa duhet, kështu që me pastrimin e ujit të çezmës, krijohet një mundësi e madhe, më pak plehra, një mjedis më i pastër, ujë më i lirë, shëndet më i mirë. Vetëm kur të jemi pajtuar me idenë se uji i pijshëm nga çezma është vërtet i sigurt.
TIME/Seth M. Siegel është autori i librit “Shqetësimet e Ujit: Çfarë nuk shkon me atë që pimë”
Përhapja e produkteve plastike në dekadat e fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Thjesht, njerëzit janë të varur nga ky ma- terial pothuajse i domosdoshëm. Cdo vit në botë prodhohen mbi 380 milionë ton plastikë. Raportet deshmojnë se deri në 50% e saj është për qëllime një përdorimi.
Është vlerësuar se më shumë se 10 milionë ton plastikë hidhen në oqeanet tona çdo vit duke e sjellë planetin në pragun e një katastrofe mjedisore.
Shishet plastike(Pet) përdoren për një mesatare prej 16 minutash dhe më pas hidhen. Atyre ju duhet rreth 1000 vjet për t’u dekompozuar. Në mbarë botën, vetëm 9% e tyre riciklohet, ndër- sa 73% e mbeturinave të detit janë plastike. Në vitin 2017 nga të gjitha bashkitë në vend, vetëm Tirana është përfshirë në nismën për zvogëlimin e përdorimit të çantave plastike por Jo Shisheve Plastike, përmes vendosjes së pagesës për çdo çantë plastike të përdorur. Asnjë iniciative nuk është marrë deri më sot për reduktimin e shisheve plastike.
46 miliardë është numri i shisheve plastike të për- dorura në Europë cdo vit. Ndërsa në shqipëri vetëm për një familje mesatare prej tre personash, në vit llogariten rreth 800 bi- donë plastikë (Pet) për ujë të pijshëm dhe për të gatuar.
Po Baret, restorantet, strukturat e tjera akomodues?
Ende nuk ka një vlerë për të logaritur këtë sasi, por kuptohet që perdorimi i plastikës është shumë herë më i larte.
Është tronditëse të mendosh se sa plastikë akumulojmë në trupin tonë gjatë gjithë jetës: kjo sasi përllogariten në rreth 20 kg.
Hulumtimet nga Kompania Kimike Amerikane e publikuar në vitin 2019 llogaritën se mesatarja e akumulimit të amerikanëve nga ushqimi, uji dhe frymëmarrja është më shumë se 74,000 grimca mikroplastike çdo vit.
Ulni përdorimin e shisheve tuaja plastike
Shishet plastike një përdorimshe mund të jenë të përshtatshme, por ato vijnë me një çmim të lartë dhe jo vetëm në një mënyrë. Më shumë se 8 miliardë ton plastikë përfundojnë në oqean çdo vit, dhe shishet plastike përbëjnë më shumë se gjysmën e këtij totali. Lënda djegëse që përdoret në prodhimin dhe shpërndarjen e ujit në shishe dhe blerja e vazhdueshme e shisheve të ujit një përdorimshe PET për shtëpinë tuaj, është e kushtueshme dhe me kalimin e kohës ajo dëmton si mjedisin që na rrethon, ashtu edhe shëndetin tonë.
Në fakt plastika lindi si një material ekonomik, i lehtë dhe rezistent. Ekonomia e prodhimit dhe fleksibiliteti i përdorimit të plastikës me objekt “përdore dhe hidhe” është një kontradiktë shumë e dëmshme për mjedisin pasi është një material jo i biodegradueshëm dhe ajo mund të mbetet në toke për shumë shekuj. Që nga vitet ’80, tregu i ujit në shishe ka pësuar rritje të fortë, falë edhe kombinimit të ujit dhe plastikës dhe gradualisht ka zëvendësuar xhamin në prodhimin e shisheve.
Cfarë janë mikroplastikat
Mikroplastikat burojnë nga degradimi i plastikës. Ato janë objekt i studi- meve të fundit që nxjerrin në pah shpërndarjen e madhe dhe efektet negative të tyre në mjediset detare dhe të ujërave të ëmbla, jetën ujore, biodiversitetin dhe shëndetin e njeriut. Mikroplastikat mund të hyjnë në zinxhirin ushqi- mor përmes ushqimit dhe ujit, duke përfaqësuar një rrezik të mundshëm për njerëzit për shkak të bioakumulimit dhe efekteve toksike për shkak të lëshimit të ndotësve.
Ekzistojnë shumë lloje të plastikës të përdorura në sektorët më të larmishëm të veprimtarive njerëzore, ato që përdoren për prodhimin e kontenierëve për ujë janë : PET, PLA, Policarbonat dhe Tritan.
- Polietilentereftalat (PET) është plastika me origjinë fosile (qymyr ose vaj), (1 kg PET = 2 litra naftë) që përdoret më shumë për prodhimin e shisheve me ujë mineral dhe pije joalkoolike. Ajo ka zëvendësuar PVC falë papërshkueshmërisë së saj më të madhe ndaj gazrave dhe ndaj materialeve me të cilat është në kontakt. Sidoqoftë, është treguar që ruajtja jo korrekte i produktit brenda saj (për shkak të kushteve të temperaturës dhe lagështisë jo ideale) mund të shkaktojë fenomene që lehtësojnë zbërthimin e polimerit, me një migrim të mundshëm të substancave toksike, të tilla si acetaldehid dhe formaldehid, etj. në ujë.
- Acidi polilaktik (PLA) është një plastike bimore e bërë nga niseshte misri (1 kg PLA = 2.5 kg misër), pra me origjinë biologjike që nuk përfshin përbërës me origjinë fosile (qymyr ose vaj). PLA është biodegradueshme, në kushte optimale ajo dekompozohet në 8-12 javë.
- Polikarbonat (PC) është plastika e përdorur nga shumica e bidonëve për ftohës uji. Duke qenë veçanërisht rezistent, ai ripërdoret. Në të vërtetë bidonët janë “të kthyeshëm” dhe pas përdorimit. Në fabrikë ato lahen, sterilizohen dhe më pas rimbushen. PC paraqet problemin e lëshimit të Bisphenol A, një substancë toksike (çrregullues i sistemit endokrin) i cili gjithashtu paraqitet në listën e ndotësve që përfshihen nga Direktiva e re Evropiane për ujin e pijshëm.
- Dimetil tereftalat (Tritan) është emri tregtar i një polimeri inovativ që ka karakteristika të ngjashme me polikarbonatin tradicional, por me përparësi të shumta, siç është rezistenca termike superiore dhe mungesa e Bisphenol A (BPA Free).
Tritan është materiali plastik që përdoret për prodhimin e sistemeve e trajtimit të ujit nga kompanitë me të cilat Water Boutique bashkëpunon dhe përfaqëson në shqipëri. Ky material nuk lëshon substanca të padëshirueshme, është rezistent, i qëndrueshëm, por mbi të gjitha Jo i dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin. Ai është pa bisfenol A (BPA) dhe bisfenol S (BPS). Plastika Tritan gjithashtu nuk ka aktivitet es- trogjenik (EA) dhe aktivitet androgjenik (AA)
Për fatin tonë jo të mirë, më shumë se 95% e ujit të ambalazhuar ne shqipëri tregothet ne material Pet, e cila megjithë problemet e saj të mëdha të riciklimit, emigron edhe në ujë nëse trasportohet ose ruhet në ambjente me mbi 16 °C. Është vërtetuar shkencërisht se akumulimi i microplastikës në organizëm shkak- ton probleme të rënda shëndetësore duke influencuar direkt në sistemin endokrin dhe riprodhues të njeriut.
Duhet të jemi të qartë me njerëzit.
Nuk skadon uji – Skadon materiali ambalazhues( Plastika Pet)
Një nga objektivat kryesore në propozimin e ri për një Direktivë Evropiane për ujin e destinuar për konsum njerëzor, e cila së shpejti do të zëvendësojë 98/83 / EC aktuale, është të inkurajojë përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti, duke e bërë atë më të sigurt dhe më të arritshëm përmes modifikimit të disa vlerave të parametrave, trajtimeve, kontrolleve më të mira dhe transparencës më të mad- he në informacionin në lidhje me cilësinë e ujit të furnizuar. Sipas vlerësimeve të BE-së, aplikimi i legjislacionit të ri mund të çojë në një ulje prej 17% të për- dorimit të ujit në shishe plastike, me një kursim të vlerësuar prej 600 milion euro në vit për familjet evropiane, si dhe përfitime të mëdha për Mjedisin.
Free Zone
Projekti yne kombëtar mbështetet në parimin se:
Ne mund dhe duhet të veprojmë në nivel lokal për të frymëzuar dhe krijuar ndryshim në shkallë kombëtare.
Përse Water Boutique?
Kompania Water Boutique ka për qëllim filtrimin dhe trajtimin e ujit ek- zistues në vend, duke e vendosur atë në dispozicion të njerëzve me cilësinë e dëshiruar. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë të qëndrueshme, duke ruajtur burimet e çmuara të ambientit që na rrethon. Ekspertiza jonë dhe përfaqësimi që ju bëjmë në shqipëri markave me prestigjoze botërore, me teknologjitë inovative të patentuara, si dhe produktet me cilësi të lartë, të certifikuara nga entet më prestigjoze të BE dhe me gjerë, na mundëson të furnizojmë me cilësinë më të lartë ujin për të gjithë sektorët dhe mjediset, si dhe të garantojmë nivelin më të lartë të sigurisë, higjienës dhe shëndetit në kontaktin tonë të përditshëm me ujin, burimin jetës. Duke eleminuar trans- portin e mundimshëm ju do të kurseni para, të cilat mund ti perdorni për qëllime të tjera investimi në familjen ose biznesin tuaj. Ju do të merrni nga 120 – 3000 litra ujë të pijshem në ditë, të një cilesie shumë të lartë, me kosto minimale. Do të mbroni shendetin dhe mjedisin tuaj nga magazinimi dhe asgjësimi i shisheve palstike, ndotjen e vetë ujit nga kjo plastikë.
Water Boutique i kushton vëmendje të veçantë qëndrueshmërisë, përgjegjësisë sociale dhe përdorimit të kujdesshëm të burimeve të kufizuara për t’u garantuar brezave të ardhshëm një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Me nismën Free Zone (pa plastikë), ne punojmë çdo ditë per t’ju afruar këtij qëllimi. Flasim për shmangien e shisheve plastike një përdorimshe, të cilat shkaktojnë tonelata mbetje ne tokë dhe mjedise ujore. Si në shtëpi, zyrë, restorante, hotele ose në ndërtesa publike dhe private, Water Boutique Free Zone ofron ujë të filtruar dhe të mineralizuar të trajtuar në vend nga uji i rrejtit ose i pusit. Ky ujë konsumohet për të pirë, gatuar ose për qëllime të tjera sanitare. Materialet e këtyre sistemeve filtrimi janë të certifikuara BPA Free, Low Carbon Footprint dhe pa cdo substancë tjertër të dëmshme për mjedisin. Water Boutique ka ne zoterim nje laborator modern per kryerjen e analizave te ujit te rrejtit, puseve, liqeneve etj dhe gjithashtu ka ne stafin e tij te ngushte dhe bashkepunon me specialistë të fushave të kimisë, mjekësisë dhe ambientit.
Qëllimi ynë është hartimi i programeve edukuese dhe projekte konkrete që i shërbejnë vendosjes së marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata me partnerët. Të realizojmë dhe nxitim investime për komunitetet lokale, qëndrat e shërbimit për grupet vulnerabël, institucionet publike dhe private. Në këtë mënyrë, rezultatet e ndërgjegjësimit për dëmet që shkakton plastika në shëndet dhe ambjentin për rreth të jenë të prekshme. Ne besojmë se këto përpjekje të lokalizuara janë blloqet ndërtuese për krijimin e ndryshimeve socio-ekonomike dhe mjedisore që çojnë në një planet më të shëndetshëm dhe shoqëri më të barabartë.
Nëpërmjet punës dhe mbështetjes së këtyre projekteve dhe programeve të larmishme ndërgjegjësimi, ekipi ynë beson se do të ndikojë në ndryshime që do ndihen në të gjithë vendin