01 Apr Kanceri i prostatës dhe uji i rubinetit, studimi i shokues
Kjo është hipoteza që Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal), një qendër e promovuar nga fondacioni la Caixa. Rezultatet e studimit u bënë publike në Environmental Health Perspectives.
Qëllimi i studimit ishte të vlerësonte nëse kishte një lidhje midis marrjes së nitrateve dhe trihalometaneve (THM) përmes ujit të pijshëm dhe kancerit të prostatës. Nitrati është i pranishëm në ujë dhe vjen nga plehrat dhe jashtëqitjet e blegtorisë dhe nga bujqësia , prandaj shiu e deporton atë në ujërat nëntokësore dhe lumenj.
Nitrati është një përbërës pjesë e natyrës, por ne kemi ndryshuar ciklin e tij natyror. Kështu që tani po studiojmë sesi ekspozimi i zgjatur ndaj nitrateve mund të shkaktojë kancer në moshën e rritur te njerëzit:- shprehet një nga studiuesit.
THM-të, nga ana tjetër, janë nënprodukte të dezinfektimit të ujit, pra komponime kimike që formohen pas dezinfektimit të ujit për konsum. THM gjithashtu mund të përthithen përmes lëkurës, për shembull kur bëni dush.
Studimi vërtetoi se njerëzit me një konsum më të lartë të nitrateve përmes ujit – më shumë se 14 miligramë në ditë mesatarisht gjatë gjithë jetës së tyre, rritën rrezikun e tyre për t’u prekur nga kanceri i prostatës me 1.6 herë.
Sistemet e filtrimit dhe trajtimit të ujit që Water Boutique ofron për Ju janë të certifikuara nga institucionet prestigjoze dhe të akredituara të BE. Këto sisteme ofrojnë sigurinë dhe garancinë maksimale ne filtrimin dhe pastrimin e ujit nga këta komponente të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Për më shumë info: [email protected]
Ku ka ujë jemi ne