Salmonela në ujë

Salmonela në ujë

Salmonela është një bakter i dëmshëm që mund të gjendet në ujë dhe produkte të ndryshme ushqimore që kanë qenë në kontakt me ujin e kontaminuar.

Ky bakter mund të mbijetojë për muaj të tërë në ujë!

Salmonela është një bakter i rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët, duke shkaktuar sëmundje nëse ato bien në kontakt me ujin ose ushqimin e kontaminuar.

Ajo është pranishme në natyrë me më shumë se 2000 variante, por më të përhapurat tek njerëzit dhe speciet shtazore janë kryesisht dy: S. enteritidis dhe S. typhimurium.

Sëmundja që rezulton quhet salmonelozë dhe  shfaqet me simptoma si: Ethe, Diarre, Të dridhura, Dhimbje barku,  Të vjella dhe Gjak në jashtëqitje

EFSA (Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore) e përcakton atë si shkakun e parë të epidemive të transmetuara nga uji dhe ushqimi  në Bashkimin Evropian. Këto baktere mund të kenë një ndikim të fortë, veçanërisht në sistemin imunitar të të moshuarve dhe të porsalindurve.

Si të mbroheni nga bakteret e salmonelës?

Water Boutique  ofron zgjidhjen perfekte me filtra dhe impiante trajtimi uji që janë të certifikuara nga agjencitë e akredituara të BE dhe  kanë efikasitet shumë të lartë,  të cilat eleminojnë bakterin e salmonelës deri në  masën 99,99%, duke e bërë ujin tuaj të sigurte, më të shëndetshëm dhe të pastër!

Është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj dhe të familjes që përtej marketingut, Ju ti besoni sigurinë e ujit të pijshëm dhe ujit sanitar kompanive serioze që ofrojnë garancinë e cilësisë dhe  garancinë e origjinës të porduktit!

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne