Tiranë 9 Shkurt 2024 – Qendra Misonaret e Nënë Terezës” (Missionaries of Charity)

Drejtoresha Ekzekutive e Water Boutique Shpk, Znj. Xheni VATA, ishte për një një vizitë në qendrën “Misonaret e Nënë Terezës” (Missionaries of Charity) në Tiranë, ku u prit nga At Zef Bisha SJ,  Famulltar i Qendrës  dhe Famulltar i Kishës “ Zemra e Krishtit” Tiranë si dhe  nga Motër Lazaret, Eprore Primare.  Pasi i uruan mirëseardhjen, Znj. Vata zhvilloi një bisedë ku u njoh me punën dhe sakrificat e motrave, duke parë nga afër aktivitetin e përditshëm të kësaj qendre bamirësie, në të gjithë ambintet e godinës së saj.  Në fund të vizitës, me njohjen konkrete të nevojave të qendrës dhe premtimin që së shpejti Water Boutique shpk do zgjidhë në mënyrë permanente problemin e ujit të pijshëm për qendrën, Znj. Vata u bë pjesë e lutjes të mbajtur nga At Zefi.

“Ne bëjmë gjëra të vogla por me dashuri te madhe” – Nënë Tereza

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..