Ujërat e zeza urbane Direktiva 2024/3019/BE

Ujërat e zeza urbane Direktiva 2024/3019/BE

Nga 1 Janari 2025 ka hyrë në fuqi direktiva e re e BE-së, e cila shton detyrimet për trajtimet  e avancuara të ujërave të zeza.

Në këtë direktivë parashikohet  rritja e numrit të ndotësve që duhen monitoruar dhe nxit ripërdorimin e ujërave të zeza urbane.

Këto detyrime duhet te pasqyrohen ne legjislacionin e vendeve anëtare të BE deri më 31.7.2027.

Natyrisht që edhe Shqipëria, si një vend që aspiron të bëhet pjesë e Unionit dhe tashmë ka filluar me celjen e grup kapitujve do të duhet të përmisojë dhe të përshtasë kuadrin e saj ligjor  për trajtimin e  ujërave të ndotura dhe ujërave të zeza.

Ndër risitë kryesore të Direktivës 2024/3019/BE, e cila shfuqizon Direktivën historike 1999/271/KE është udhëzimi i ri për trajtimin sekondar deri në vitin 2027, trajtimin tercial deri në vitin 2029 dhe trajtimin kuaternar (risi absolute, që do të duhet të zbatohet  deri në vitin 2045).

Gjithashtu, Direktiva e re shtrëngon rregullat për monitorimin e parametrave të ndryshëm të shëndetit publik në lidhje me ndotësit kimikë (përfshirë të ashtuquajturat “kimikatet përgjithmonë” si substancat per- dhe polifluoroalkil, ose “PFAS”), mikroplastikën, patogjenët (si viruset dhe bakteret) dhe rezistencën antimikrobike.

Kjo Direktivë përfshin gjithashtu  detyrimin për shtetet anëtare për të nxitur ripërdorimin e ujërave të zeza të trajtuara, veçanërisht në zonat që i nënshtrohen stresit ujor.

Shtetet anëtare kanë afat deri më 31 korrik 2027 për te  përshtatur legjislacionin me këtë Direktivë!

Ekspertët e licensuar të TUZ Eco Life, në kontakt të vazhdueshëm me partnerët në BE, përditësojnë  rregullisht informacionin e tyre, në mënyrë që zgjidhjet inovative që ju ofrohen klinetëve tanë të jenë  jo vetëm  në përputhje të plotë me  (Aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë28.12.2023 dhe Udhëzimin e përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregulloresteknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura përsubjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse), por edhe afatgjata, në funksion të qëndrueshmërisë  dhe përshtatjes me  sfidat e kohës!

 

Tuz Eco Life

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..