02 Aug Uji në bidon – Mijëra nanogrimca plastike
Rreziqet shëndetësore për shkak të pranisë së ndotësve të shfaqur në ujin në shishe plastike ngjallin interes në rritje, shprehen institucion shëndetësor në krye të proceseve të sigurisë ushqimore .
Përbërjet me origjinë antropogjene. të tilla si alkifenolet, ftalatet dhe nanoplastika tanimë e mirënjohur, shkaktojnë efekte toksikenë organizmin e njerëzve.
Uji i ambalazhuar në plastikë mund të kontaminohet në faza të ndryshme të prodhimit dhe shpërndarjes zinxhir, duke pasur parasysh kushtet e ruajtjes, drita dhe temperatura, të cilatfavorizojnë migrimin e ndotësve në ujë.
Së bashku me ujin që pimë ne pa e kuptuar gëlltisim qindra mijëra fragmente mikroskopike të plastikës.
Alarmi më i fundit për rrezikun e gëlltitjes së mikroplastikës, por mbi të gjitha të nanoplastikës, nëpërmjet konsumit të ujit tregtar në shishe plastike vjen nga Shtetet e Bashkuara.
Studimi i botuar në revistën Pnas (Proceedings of the National Academy of Sciences, organi zyrtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave) tregoi se në një litër ujë në shishe, identifikohenmesatarisht 240 mijë fragmente plastike. Deri në njëqind herë më shumë se sa gjendet në ujin e rubinetit.
Analizat laboratorike, të cilat përdorën instrumentet e gjeneratës së fundit me synimin e dy lazerëve të aftë për të vëzhguar dhe “lexuar” reagimin e molekulave të ndryshme, identifikuan nga minimumi 110 mijë deri në maksimum 370 mijë grimca plastike.
Këto janë kryesisht (rreth 90%) nanoplastikë, që i atribuohen shtatë llojeve të ndryshme ku perfshihen sasi të konsiderueshme të PET (polietilen tereftalat), i cili përdoret në një shkallë të madhe për prodhimin e shisheve të ujit.
Nanoplastika e pranishme në shishet tona të ujit është potencialisht e rrezikshme për shëndetin e njeriut, madje më shumë se mikroplastika”, paralajmëron Wei Min, profesor i kimisë në Columbia dhe një nga autorët e studimit.
Studiuesit e përfshirë në studimin e fundti shprehen se nanoplastikat depozitohen në gjakun, mëlçinë dhe trurin njerëzve, por më shumë nannoplastikat “pushtojnë” qelizat e vetme duke prekur placentën dhe duke arritur embrionet, siç tregohet nga një studim i publikuar në revistën Environment International nga Universiteti i Hawait në Manoa dhe Qendra Mjekësore Kapi’olani për Gratë dhe Fëmijët në placentë të dhuruar nga gratë që kanë lindur.
Edukimi i njerëzve dhe promovimi i praktikave për përdorimin e një uji të pijshëm të sigurt, ujë rrjeti i filtruar është thelbësore për të minimizuar rrezikun nga gëlltitja e mikro dhe nanoplastikës.
Problemi tjetër qëndron në faktin se në kushtet e një tregu të pakontrolluar qarkullojnë me qindra filtra dhe sisteme filtrimi tëprodhuara me plastike jo ekologjike dhe PET me praninë e Bisfenolit A , të cilat e ndotin njëlloj ujin si shishet plastike.
Njerezit duhet ti drejtohen profesionistëve të ujit të cilët janë ne gjendje që t’ju dëshmojnë të dokumentuar origjinën e produktitm certifikatat e materialeve të përdoruara për prodhimin e filtrit, certifikatat e cilësisë (që duhet të jenë të lëshuara nga ente të akredituara), fletë ananlizën e produktit final pas filtrimit të ujit.
Water Boutique – Ku ka uje jemi ne
Bluefilters – Only the best is good enough