29 Jul “Vela e Bardhë” në Dhërmi zgjedh teknogjinë TUZ Eco life për trajtimin e ujërave të zeza
Investimi në teknologji inovative dhe efikase për trajtimin e ujërave të zeza në mënyrë të qëndrueshme ofron përparësi duke përmirësuar procesin duke kursyer e kohën dhe duke ju garantuar sigurinë dhe jetëgjatësinë e impiantit.
Teknogjia inovative e trajtimit të ujërave të zeza TUZ Eco life tashmë është një realitet suksesi për disa dhjetra hotele dhe biznese në të gjthë shqipërinë dhe vecanërisht ato të vendosura pranë vijës bregdetare.
Ndër historitë më të fundit të suksesit të TUZ Eco life, është projektimi, ndërtimi dhe instalimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për “Vela E Bardhë ” e vendosur vetëm 5 minuta larg nga plazhi i Dhërmiut.
Edhe ky biznes ka zgjedhur tenkonologjinë TUZ Eco life si një zgjidhje ekologjike dhe të sigurtë për trajtimin e ujërave të zeza.
Impianti me llum aktiv që bazohet në trajtimin biologjik me një kapacitet prej 20 m3 në ditë pas implementimit të plotë, u testua me sukses nga ekipi i specialistëve të TUZ Eco life dhe ju dorëzua biznesit e shoqëruar me dokumentacionin dhe certifikatat përkatëse.
Instalimi i impiantit u krye sipas specifikave të Akti normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë28.12.2023 dhe “ Rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura përsubjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”datë 1.2.2024
Tashmë, “Vela E Bardhë ” që ofron për klientët e saj edhe plazh privat në një nga zonat më të bukura të rivierës shqipëtare, i shtohet listës të bizneseve që janë miqësore me mjedisin duke i ofruar klientëve nje ambient dhe plazh të shëndetshëm, pa ndotje nga ujërat e zeza.
TUZ Eco life është kompani lider në sektorin e trajtimit, pastrimit dhe ripërdorimit të ujërave të zeza. Si pjesë intengrale e Water Boutique, ajo lindi pas 18 vitesh eksperiencë specifike në filtrimin dhe trajtimin e ujërave.
Përvoja dhe ekspertiza jonë na kanë lejuar të bëhemi një pikë referimi në industrinë e trajtimit të ujërave të zeza në nivel kombëtar dhe rajonal.
Misioni ynë është të kontribuojmë sëbashku me klientët tanë në mënyrë aktive në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve të çmuara ujore. Ne operojmë me qëllimin e promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, duke garantuar përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Si kompani të besueshme që merren vetëm me ujin dhe për ujin, Water Boutique dhe TUZ Eco life, i ofrojnë klientit shërbim asistence pas shitjes, cili fillon me testimin dhe fillimin e punës të impiantit , certifikimin e tij dhe monitorimin e vazhdueshëmtë sistemit dhe vlerat e ujit të pastruar.
TUZ Eco life
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne