Certifikata e Qëndrueshmërisë Mjedisore dhe roli i Ujit

Certifikata e Qëndrueshmërisë Mjedisore dhe roli i Ujit

Sektorët: Turizëm, Agroushqimor, Verërat dhe Restorantet

Një certifikatë qëndrueshmërie përfaqëson një mjet të rëndësishëm për sektorë të ndryshëm, duke ofruar përfitime të shumta si për kompanitë ashtu edhe për mjedisin.

Impiantet e trajtimit të ujërva  të ndotur  TUZ Eco life luajnë një rol kyç në reduktimin e gjurmës së ujit të kompanive, duke mundësuar kështu marrjen e certifikatave të qëndrueshmërisë mjedisore:

Në sektorin e verërave: Impiantet e e trajtimit të ujërva  të ndotur   TUZ Eco Life reduktojnë gjurmën e ujit, duke i bërë factor thelbësor për marrjen e certifikimit të qëndrueshmërisë Equalitas.

Certifikimi Equalitas ofron një avantazh të prekshëm konkurrues në tregun global të verërave. Në shumë vende, verërat me certifikim Equalitas gëzojnë privilegjin e ekspozimit në rafte të dedikuara në dyqane, duke siguruar shikueshmëri më të madhe se produktet e pacertifikuara. Në disa tregje të rëndësishme, kompanitë pa certifikimin Equalitas nuk mund të eksportojnë verërat e tyre.

Në sektorin agro-ushqimor: Instalimi I impiantit të trajtimit të ujërva  të ndotur   ndihmon kompanitë agroushqimore të zvogëlojnë gjurmën e tyre të ujit dhe të marrin certifikimin e qëndrueshmërisë së Equiplanet, duke promovuar kështu aksesin në tregjet ndërkombëtare që janë gjithnjë e më të vëmendshme ndaj qëndrueshmërisë mjedisore.

Në sektorin e turizmit: UNI EN ISO 21401 “Turizmi i qëndrueshëm” dhe certifikimi Green Key janë bërë një element i domosdoshëm për objektet turistike që dëshirojnë të nxjerrin në pah angazhimin e tyre ndaj qëndrueshmërisë mjedisore. TUZ Eco life ofron zgjidhje që lejojnë përmbushjen e standardeve rigoroze të kërkuara, duke i bërë strukturat më tërheqëse për operatorët turistikë ndërkombëtarë.

Në sektorin e restoranteve: Certifikimi Green Key përfaqëson një avantazh të rëndësishëm konkurrues, duke rritur vlerën e ofertave  të restorantit dhe duke dalluar strukturën për një numër gjithnjë e më të madh klientësh që favorizojnë struktura të qëndrueshme. Zgjidhjet TUZ Eco life me teknologjinë e dedikuar për trajtimin e ujërave të zeza nga ky aktivitet, përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në arritjen e standardeve të qëndrueshmërisë mjedisore për marrjen e certifikatës Green Key.

Instalimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza TUZ Eco life është thelbësor për marrjen e certifikatave të qëndrueshmërisë mjedisore.

Teknologjitë tona të avancuara lejojnë ripërdorimin e ujërave të zeza në procese të ndryshme biznesi, të tilla si larja e oborreve, dyshemeve, shpëlarja e banjove, ujitja e kopshteve dhe furnizimi i depozitave të ujit  për parandalimin e zjarrit.