Cfarë kripe të përdorim për një zbutës uji

Për zbutjen e ujit zakonisht përdoren tre lloje kripërash: – Kripë shkëmbore – Kripë deti – Kripë e purifikuar. Kripa e shkëmbit gjendet natyrshëm në tokë në formën e mineralit. Ajo përfitohet nga depozitat e kripës nëntokësore me metoda tradicionale të nxjerrjes. Përmban ndërmjet 98 – 99% të klorurit të natriumit dhe ka një nivel të patretshmërisë në ujë rreth 0.5-1,5%, kjo si rrjedhoje e prezencës së  sulfati të kalciumit, përbërësi më i rëndësishëm i tij. Kripa e detit, merret kryesisht si një produkt natyral përmes avullimit të ujit të detit. Ajo përmban 85% klorur natriumi dhe ka një nivel të patretshmërisë në ujë më pak se 0.03%. Zakonisht shitet në formë kristaline dhe nganjëherë në formën e tabletës. Kripa e purifikuar merret nga depozitat e kripës nëntokësore në formë të tretur. Lagështia avullon falë energjisë nga gazi natyror ose qymyri. Kripa e pastruar ka një përmbajtje klorur natriumi midis 99.6 – 99,99% dhe ka të njëjtin nivel tretshmërie në ujë me përmbajtjen e saj.

 

Cili  është lloji i  më mirë kripës për të përdorur në një zbutës uji?

Kripa e shkëmbit përmban shumë materiale të patretshme në ujë. Si pasojë depozitat e zbutësve të ujit duhet të pastrohen shumë shpesh. Kripa e shkëmbore është më e lirë se kripa e purifikuar dhe kripa e detit, por pastrimi i rezervuarit mund të marrë shumë kohë dhe energji. Kripa e detit është më e tretshme në ujë se kripa e shkëmbit. Kur merrni një vendim në lidhje me kripën që do të përdoret, do të ishte mirë të konsideroni se sa kripë do  përdorni, sa shpesh duhet të pastrohet zbutësi i ujit dhe struktura e tij. Ngurtësimi dhe mbetjet e kripës e dëmtojnë zbutësin tuaj të ujit dhe mund ta bëjnë atë jo funksional. Nëse konsumi i kripës është i ulët, produktet e kripës mund edhe të përdoren në mënyrë alternative. Nëse konsumi i kripës është i lartë, kripërat e patretshme do të grumbullohen më shpejt edhe po të përdorni vetem kripë deti. Përveç kësaj, rezervuari do të ketë nevojë për pastrim më të shpeshtë. Në këtë rast kripa e purifikuar është e preferueshme.

 

A është e dëmshme përzierja e llojeve të ndryshme të kripës në një zbutës uji?

Në përgjithësi nuk është e dëmshme të përzieni kripërat në një zbutës të ujit, por disa lloje zbutësish janë krijuar për produkte specifike vetëm për zbutjen. Kur përdoren produkte alternative, këta zbutës nuk do të funksionojnë siç duhet. Përzierja e kripës së purifikuar me kripën e shkëmbit nuk rekomandohet pasi kjo mund të bllokojë rezervuarin e zbutjes. Ju duhet të zbrazni rezervuarin nga një lloj kripe përpara se të shtoni një tjetër për të shmangur problemet.

 

Sa shpesh duhet të shtohet kripë në një zbutës uji?

Kripa zakonisht shtohet në rezervuar gjatë rigjenerimit të zbutësit. Sa më shpesh që një zbutës të rigjenerohet, aq më shpesh duhet të shtohet kripë, por kjo varet edhe nga cilësia e zbutësit të ujit dhe e rezinës se tij. Zbutësit e ujit zakonisht kontrollohen një herë në muaj. Për të siguruar prodhimin e kënaqshëm të ujit të zbutur kripa gjithmonë duhet të mbahet të paktën sa gjysma e rezervuarit.

 

Kur është e nevojshme të zëvendësoni një zbutës uji?

Kur prodhimi i ujit të zbutur nuk plotëson standartet dhe  kërkesat tuaja, së pari duhet të merren parasysh problemet me kripën e përdorur ose keqfunksionimet mekanike të përbërësve të zbutësit. Kur këto elementë nuk janë shkaku i zbutjes jo të mirë të ujit, mund të jetë koha për të zëvendësuar rezinën e tij, ose ndoshta edhe të gjithë zbutësine ujit. Nga përvoja është treguar se shumica e rezinave të zbutësve të ujit dhe shkëmbimit të joneve rezitojnë deri në pesë vite dhe  deri në njëzet në pesë vite për rezinat cilësore, të vendosura në zbutës uji cilësorë.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..