Impiante pastrimi uji për lavanderitë industriale

Impiante pastrimi uji për lavanderitë industriale

Urim Vata – Administrator i Water Boutique

Ndotësit në ujërat e shkarkimit nga lavanderitë.

Në ujërat e ndotura të lavanderive ka një përqendrim të lartë të elementeve kimike për shkak të përdorimit të detergjentëve dhe tretësve me origjinë kimike në procesin e larjes  dhe dezinfektimit të rrobave.

Shumë nga këto substanca, në përqendrime më të ulëta, janë të pranishme edhe në ujërat e zeza shtëpiake, të cilat  përfaqësojnë vetëm një pjesë minimale, ndërsa në rastin e lavanderisë  ndotësit shfaqen të përqendruar ne uje  dhe për këtë arsye duhet  ti nënshtrohen pastrimit të detyrueshëm.

Në veçanti, në ujërat e shkarkimit nga lavanderitë  zakonisht gjenden:

 

Surfaktantë, të krijuar nga detergjentët kimikë

Lëndë të ngurta , që rrjedhin nga fijet e veshjeve

Ndotës organikë, të cilët e kanë origjinën nga “papastërtitë” e grumbulluara në veshje

Si mund të trajtohet ky ujë?

Zgjidhjet më të përdorura për trajtim janë dy: impiantet e pastrimit biologjik dhe impiantet kimiko-fizike.

Përveç veprimit si filtër dhe mbrojtjes së mjedisit, sistemet e pastrimit në lavanderi shpesh kanë dhe funksion kursimi.

Falë trajtimit te shkarkimeve te ujit, në fakt është e mundur rikuperimi dhe ripërdorimi i tij në procesin e prodhimit, duke ulur gjithashtu në mënyrë drastike koston e lëndës së parë për kompaninë.

Nëse keni nevojë të zgjidhni impiantin më të përshtatshëm të pastrimit për lavanderinë tuaj, na kontaktoni në [email protected].

Water Boutiques – Ku ka ujë jemi ne