KURSENI PARA ME IMPIANTIN E TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTUR TUZ ECO LIFE

Impianti i trajtimit të ujërave të ndotur TUZ Eco life do t’ju kursejë para për një kohë të gjatë, sepse është një sistem i pavarur, me funksionim të vazhdueshëm, i aftë për të menaxhuar ujërat e ndotur pa ndërhyrjen njerëzore dhe nuk kërkon shumë mirëmbajtje nga ana juaj. Në të vërtetë, zgjidhjet TUZ Eco life kërkojnë shumë pak mirëmbajtje , sepse janë rezistente ndaj degradimit dhe e mbajnë sistemin e pastrimit në funksion  dhe në mënyrë  efektive për një kohë një gjatë.

Për më tepër ImpiantI i trajtimit të ujërave të ndotur TUZ Eco life funksionon  dhe instalohet ne përputhje të plotë me Aktin normativ të Këshillit të Ministrave nr. 8, datë 28.12.2023 dhe Udhëzimin e përbashkët i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit nr. 1, datë 1.2.2024 “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larëse”.

 Me zgjidhjen TUZ Eco life ju do të jeni të sigurtë nga sanksionet jo të lehta ligjore që parashikohen në legjislacionin shqipëtar, në rastet e kontrollit nga autoritetet,  kur impianti i trajtimit të ujërave të ndotur nuk përmbush standartet e kërkuara ligjore.

Me instalimin e impiantit të ujërave të ndotur TUZ në biznesin tuaj, jo vetëm që do të zvogëloni gjurmën tuaj të karbonit, por gjithashtu do të  kurseni dhe ndihmoni në zvogëlimin e ndotjes mjedisore!

Impianti i trajtimit të ujërave TUZ

  • Zvogëlon ndotjen mjedisore
  • Redukton kostot e menaxhimit
  • Pastrimi behët vetëm një herë në vit
  • Kompakt dhe i thjesht ne montim
  • Teknologji miqësore me mjedisin dhe që nuk dëmton ekosistemin
  • Plotëson standartet e kërkuara nga legjislacioni

Me kostot më të ulëta operative të trajtimit dhe intervalet më të gjata të zbrazjes, Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotur TUZ Eco life është një investim i vlefshëm dhe i domosdoshëm për biznesin ose objektin tuaj.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

Tuz – Eco life