28 Oct Mangani në Ujë të Pijshëm
Mangani është një mineral që gjendet natyrshëm në mjedis dhe është një nga metalet më të bollshme në sipërfaqen e tokës. Ai mund të gjendet si në ujërat nëntokësore ashtu edhe në ujërat sipërfaqësore nga burimet natyrore ose si rezultat i aktivitetit njerëzor si minierat dhe shkarkimet industriale. Mangani përdoret në industri të ndryshme, duke përfshirë prodhimin e lidhjeve të hekurit dhe çelikut, baterive, qelqit, fishekzjarrëve, materiale të ndryshme pastrimi, plehrave, llakut, fungicideve, kozmetikës dhe shtesave për ushqimin e bagëtive. Uji i pijshëm është një burim ekspozimi ndaj manganit. Përqendrimet e larta të manganit mund të ndodhin në ujin e rrjetit si dhe ujin nga puset private. Në përgjithësi, mangani është më i përhapur dhe gjendet në përqendrime më të larta në ujërat nëntokësore sesa në ujërat sipërfaqësore. Shumica e ekspozimit ndodh nga pirja e ujit dhe jo nga larja/dushi.
Ushqimi është një burim i rëndësishëm ekspozimi, por biodisponueshmëria (që do të thotë sasia që trupi juaj thith) është më e madhe nga uji i pijshëm.
Ekspozimi ndaj niveleve të larta të manganit mund të shkaktojë dëmtim të sistemit nervor. Një çrregullim i ngjashëm me Sëmundjen e Parkinsonit e quajtur Manganizëm dhe efektet e saj janë: dridhjet dhe një ecje e paqëndrueshme. Ky lloj efekti ka më shumë gjasa të ndodhë tek të moshuarit pas ekspozimit gjatë gjithë jetës ndaj niveleve të larta ë manganit .
Gjithashtu ekspozimet i hershëm të fëmijëve ndaj manganit mund të kenë efekte në të mësuarit dhe sjelljen. Kështu, është shumë e rëndësishme që dini se cilat janë nivelet e manganit në ujin e pijshëm kur e përdorni për gatimin për fëmijë. Kur nivelet e manganit në ujin e pijshëm janë mbi 0.3 mg/L, foshnjat nën 6 muaj duhet të ndalojnë menjëherë konsumin e ujit dhe ushqimin që është përgatitur me të.
Teknologjitë e trajtimit të ujit që janë të afta për të eleminuar manganin nga uji i pijshëm në shtëpinë tuaj. Ato përfshijnë 1. zbutjen e ujit me anë të shkëmbimit të kationeve 2. Distilimin 3. filtrimin dhe osmozën e kundërt. Certifikimi i këtyre produkteve ofron një nivel shtesë sigurie për konsumatorët që duan mbrojtje nga mangani.
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne
Ref: EPA’s Office of Ground water and Drinking Water: https://www.epa.gov/ground-water-and-drinking-water
- EPA’s Drinking Water Health Advisory for Manganese: https://www.epa.gov/sites/production/files/2014-09/documents/support_cc1_magnese_dwreport_0.pdf
- EPA’s Secondary Drinking Water Standards: https://www.epa.gov/dwstandardsregulations/secondary-drinkingwater-standards-guidance-nuisance-chemicals
- EPA’s Drinking Water Criteria Document for Manganese: https://www.epa.gov/sites/default/files/2018-12/documents/dw-criteria-manganese.pdf
- State Hygienic Laboratory at the University of Iowa Well Water Quality and Home Treatment Systems:
http://shl.uiowa.edu/env/privatewell/homewater.pdf
- Public Health Statement for Manganese from the Centers for Disease Control (The EPA has updated the manganese HALs since this was posted): https://www.atsdr.cdc.gov/PHS/PHS.asp?id=100&tid=23