05 May Mbroni lëkurën nga efektet e ujit të fortë
A është lëkura juaj e thatë dhe e ashpër pas një dushi? Shkaku mund të jetë uji i fortë. Le të zbulojmë së bashku efektet që ky lloj uji ka në lëkurë dhe si t’i parandalojmë ato!
Uji i fortë është i pranishëm në zona të shumta dhe karakterizohet nga përmbajtja e lartë e mineraleve dhe metaleve të tretura. Kur uji kalon nëpër tokë dhe shkëmbinj gëlqerorë ai mbledh dhe transporton mineralet e akumuluara me të derisa të grumbullohet në depot e shpërndarjes.
Uji i fortë shkakton akumulimin e këtyre mineraleve në lëkurë duke e bërë atë më të prekshme, sidomos ato me tendencë atopike( lëkurë e skuqur dhe kruajtje).
Ky lloj uji mund të ketë pasoja të shumta dhe kontribuon në thatësinë dhe përkeqësim e kushteve të lëkurës. Përveç kësaj mund të shkaktojë një ndryshim të shtresave së lëkurës duke dobësuar mbrojtjen e saj dhe si rezultat përfundimtar duke e bërë atë më të prekshme.
Lëkurë e thatë: Uji i fortë shkakton skuqje të lëkurës sepse nuk është në gjendje të shpërndajë në mënyrë efektive sapunin dhe shampot, mbetjet e të cilave grumbullohen në lëkurë, flokë por edhe në pjata dhe rroba. Si rezultat lëkura bëhet e thatë dhe jep ndjesi kruarje. Ajo në disa raste mund të acarohet për shkak të dehidrimit dhe ndërprerjes së prodhimit të sebos(sebum), i cili e mban atë të lubrifikuar. Gjithashtu uji i fortë është në gjendje të depërtojë në epidermë – shtresa e jashtme e lëkurës – dhe të dëmtojë shtresën lipidike, duke e tharë atë” shpjegon dermatologia Nina Roos. Gjithashtu ky ujë nuk lejon pastrimin efektiv të lëkurës, gjë që mund të çojë në dy probleme të mëtejshme: përdorimin e më shumë sapunëve dhe shampove për tu pastruar dhe akumulimin e mbetjeve në lëkurë.
Aknet dhe lëkura atopike: Kur sapuni nuk shpëlahet në mënyrë efektive ai lë mbetje në lëkurë, përveç qelizave të vdekura të lëkurës dhe papastërtive. Këto mbetje mund të bllokojnë poret e lëkurës njëlloj si ato në kokën tuaj të dushit. “Kjo ndodh kur lipidet natyrale të prodhuara nga lëkura bllokohen duke shkaktuar shfaqjen e puçërrave dhe i bën kushtet e lëkurës të prirura ndaj akneve edhe më intensive“, thotë Dr. Roos.
Përdorimi i ujit të fortë çon gjithashtu në një rritje të shfaqjes së shenjave të lëkurës me tendencë atopike ose ekzeme. Studimet kanë zbuluar se mbetjet nga uji i fortë kontribuojnë në rritjen e humbjes së ujit transepidermal (d.m.th ujin e pranishëm në sipërfaqen e lëkurës) si dhe shkakton kruajtje. Dobësimi i mbrojtjes së lëkurës mund të kontribuojë në zhvillimin e një gjendje të lëkurës atopike të ndikuar gjerësisht nga mjedisi rrethues.
Ka 3 mënyra efektive për të mbrojtur lëkurën tuaj nga uji i fortë dhe efektet e tij të dëmshme.
- Instalimi i një zbutësi uji
- Limitoni kohën e larjes në dush dhe dushet me ujë të nxehtë
- Zgjidh me kujdes produktet për larjen e trupit
VICHY LABORATOIRES
Ref:
(1) Sengupta, P. ‘Potential Health Impacts of Hard Water’ in International Journal of Preventive Medicine 4.8 (2013) pp. 866-875
(2) Danby, S.G. et al, ‘The Effect of Water Hardness on Surfactant Deposition after Washing and Subsequent Skin Irritation in Atopic Dermatitis Patients and Healthy Control Subjects.’ in Journal of Investigative Dermatology 138.1 (2018) pp 68-77
(3) Thomas, K.S. et al, ‘A Randomised Controlled Trial of Ion-Exchange Water Softeners for the Treatment of Eczema in Children’ in PLOS Medicine 8.2 (2011)
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..