29 Jan Nitritet në ujë të pijshëm
Urim Vata – Administrator i Water Boutique
Kushtojini vëmendje sasive të pranishme
Nitritet janë komponime kimike që përmbajnë azot dhe oksigjen. Prania e tyre në ujin e pijshëm, në përgjithësi së bashku me nitratet dhe substanca të tjera të dëmshme është tregues i një uji të ndotur. Kjo situatë shkaktohet kryesisht nga mbetjet industriale dhe shirat që depozitojnë ndotës në burimet kryesore ujore.
Nitritet janë substanca që dëmtojnë organizmin tonë sepse kanë aftësinë të lidhen me hemoglobinën, proteinën e gjakut që mbart oksigjenin në të gjithë trupin, duke e shndërruar atë në methemoglobinë, një proteinë e paaftë për të bartur oksigjen, i cili si pasojë reduktohet në inde.
Prezenca e tyre në ujë bën që ato të shndërrohen nga metabolizmi në nitrozamina, përbërës kancerogjene, të cilat, nëse janë të tepërta, mund të rrisin rrezikun e tumoreve të stomakut dhe të ezofagut.
Gjithashtu nitritet na tregojne se uji po kolonizohet nga bakteret, prandaj eshte i nevojshem pastrimi i duhur i ujit, i filtrave dhe i pajisjve të brendëshme. Koha e maturimit të tyre mund të variojë nga 15/20 ditë deri ne pikun e tyre e cila shkon në 30 ditë.
OBSH në udhëzuesit e saj për ujin e pijshëm rekomandon një vlerë për nitrite jo me te madhe se 0,5 mg/L.
Zgjidhja më e mire, në mënyrë që të kemi një ujë të pastër dhe pa nitrite, përfaqësohet nga sistemet e filtrimit të ujit me osmozë të kundërt, të zgjedhur nga një numër në rritje i familjeve shqipëtare. Këta filtra uji eliminojnë deri ne 99.9% nitritet dhe nitratet, por edhe substancat e tjera që mund të jenë të pranishme në ujë pavarësisht kontrolleve të rrepta, si klori, arseniku, bakteret etj. Natyrisht që sisteme të tilla kanë kosto shumë të lartë për industrinë e ambalizhimit të ujit dhe nuk aplikohen nga ato.
Të gjitha produktet dhe kompanitë me të cilat Water Boutique bashkëpunon, janë të Certifikuara nga Entet e Akredituara të Bashkimit Europian dhe NSF International (National Sanitation Foundation USA).
Këto produkte garantojnë konsumatorin per origjinën e tij, cilësinë, jetëgjatësinë dhe mbi të gjitha për produktin final të shëndetshëm (ujin e pijshëm dhe ujin sanitar).