Plumbi në ujin e pijshëm

Plumbi në ujin e pijshëm

Plumbi është një material rezistent.

Ai përdorej që në lashtesi në ndërtimin e tubave për shpërndarjen e ujit si dhe për ndërtimin e enëve të ndryshme.

Mbas urbanizimit të viteve 1960, përdorimi i tubave dhe gypave për këtë qëllim është ulur në mënyrë drastike.

Sidoqoftë ndodh që në disa rrjete uji ka përqendrime të plumbit më të larta se 0.01 mg/l.  Kjo ndodh për shkak të fenomeneve të gërryerjes duke lëshuar vazhdimisht këtë metal në ujë.

Helmimi nga plumbi tek njerëzit ka qenë i njohur klinikisht që në dekadën e parë të shekullit të 20 – të.  Ai ka pasoja shkatëruese për shëndetin e njeriut. Në nivele të larta të ekspozimit, plumbi sulmon trurin dhe sistemin nervor qëndror .

Edhe në nivele më të ult ate Plumbit ne uje  tashmë është vertetuar se plumbi prodhon një spektër dëmtimesh që shkaktojne humbje te aftesisë njohëse, zvogëlimin e hapësirës së përqendrimit, ndryshime të sjelljes, disleksi, çrregullime të vemendjes, hipertension, dëmtim të veshkave, imunotoksicitet dhe due toksicitet, dëmtime të organeve e riprodhuese. Në pjesën më të madhe keto efekte janë të përhershme. Ato janë te pakthyeshme dhe te patrajtueshme nga mjëkesisa  moderne.

 

Zgjidhjet për këtë problem shqetësues të përbashkët janë të mundura me filtra uji  me osmozë RO, që kombinohet me filtra uji te tjere si: karbon aktiv, dhe filtra uji  te tjerë specifik ,të cilët janë në gjendje të eleminojnë metale të rënda si: plumbi, mangani, oksidet e hekurit etj.

Kujdes:  Këta filtra uji, duhet të jenë të  Certifikuar nga Ente të Akredituara të BE për funksionin, cilësinë e prodhimit dhe cilësinë e produktit që ato japin, si dhe për kapacitetet rezistuese të tyre.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne……