26 Sep Sa dhe Çfarë uji duhet pirë gjatë shtatzënisë?
Këshilla më e mirë është që të pini shumë ujë Oligomineral me përmbajtje të ulët natriumi. Kjo ndihmon edhe për të luftuar ënjtjen tipike të gjendjes së shtatzënisë, për shkak se është një ujë shumë i asimilueshëm. Nuk këshillohet të konsumoni ujë të pasur me natrium sepse nxit mbajtjen e ujit duke frenuar diurezen.
Gjithashtu për ushqyerjen me gji është e rëndësishme që të pini shumë ujë. Kjo pasi në këtë fazë foshnja merr një sasi të konsiderueshme uji nga nëna, i cili është përbërësi kryesor i qumështit. Gjatë ushqyerjes me gji, foshnja merr një sasi të madhe uji nga nëna. Për këtë arsye, pas ushqyerjes me gji është thelbësore që nëna të rivendosë menjëherë rezervat e ujit të nevojshëm për të mbajtur një gjendje të mirë hidratimi dhe për të lejuar një prodhim të vazhdueshëm dhe ciklik të qumështit. Përveç kësaj, një prani më e madhe e ujit brenda trupit të gruas e bën qumështin më të hollë dhe për këtë arsye ai përthithet më lehtë nga fëmija.
Indikacionet e EFSA ( Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore) sugjerojnë që gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të rritet doza ditore e ujit për të pirë me të paktën 700 ml. Prandaj, një grua në gji duhet të pijë 2700 ml / ditë, rreth 13 gota ujë .
Si të përfitoni ujë me natrium të ulët dhe ta konsumoni në mënyrë komode në shtëpi?
Sistemet e ujit me membrane molekulare (osmoze te kundert ) eleminojnë nga uji: metalet e renda ne uje , produktet organike, pirogjenet,kriperat e larta ne uje , lëndët koloidale, viruset dhe bakteret. Ky lloj procesi përfaqëson teknikën më të mirë të filtrimit të ujit.
Water Boutique një brand ndërkombetar i rregjistruar përfaqëson në Shqipëri dhe rajon Markat më të sigurta dhe me të mira botërore për filtrimin e ujit te pijshem .
Këto sisteme janë BPA Free dhe të certifikuara në cdo fazë të trajtimit të uji nga Entet Prestigjoze të Akredituara nga BE dhe USA.
Për më shumë informacion: [email protected]
Water Boutique – Ku ka ujë jemi …