28 Jan Sistemet e filtrave të ujit për të pirë ujë nga rubineti dhe për te ulur perdorimin e plastikes
Urim Vata – Administrator i Water Boutique
Sistemet e filtrimit dhe pastrimit të ujit në shtëpi janë gjithnjë e më popullore sepse zgjidhin dy probleme shumë të zakonshme, siç është nevoja për të përmirësuar cilësinë e ujit qe konsumojmë, si për të pirë, për gatim, për të larë fruta – perimet dhe enët. Në të njëjtën kohë kjo është mënyra më e lehtë per te ulur perdorimin e plastikes, të cilat janë dhe ndotëset më të medha të mjedisit. Për ata që kërkojnë një zgjidhje ,për të pasur gjithmonë në dispozicion ujë të pastër, ne kemi zgjedhur katër lloje produktesh , nga ato më të lirat dhe më të thjeshtat, si p.sh. Kanë filtri, e deri te sistemet më të rafinuara dhe me performancë të lartë, si p.sh. sisteme filtrimi uji me Membrane Molekulare .
Cilat janë sistemet e filtrimit dhe pastrimit të ujit
Në përgjithësi, janë katër lloje produktesh që përdoren nga ata që duan të eliminojnë shishet plastike në shtëpi, në dobi të shëndetit t dhe mjedisit Gjithashtu nuk do të jetë më e nevojshme të lëvizni pesha të rënda çdo ditë dhe do te reduktoni shpenzimet tuaja.
Kanë filtri
Filtrat e rubinetit
Karbonatorët
Sisteme filtrimi me Membrane Molekulare
Kanat e filtrit janë zgjidhjet më të thjeshta. Këto janë mbajtese uji me kapak që mbushen lehte me uje, i cili përcjell rrjedhën me anë të gravitetit kalon brenda një filtri fishekësh me karbon aktiv.
Filtri ndalon papastërtitë si klori, gëlqere, metale të rënda dhe ndotës të tjerë dhe më pas lejon që uji të kalojë në fund të enës, gati per tu pire .
Kategoria e dytë është ajo e sistemeve të filtrave që aplikohen direkt në rubinet, në mënyrë që uji të trajtohet përmes një filtri përpara se të perdoret ; instalimi është shumë i thjeshtë, ashtu sikurse është mirëmbajtja, për sa kohë që thjesht i zëvendësoni filtrat kur të arrijnë kapacitetin e trajtimit .
Megjithatë, zgjidhja me performancën më efikase është ajo që shfrytëzon parimin e Membranes Molekulare, me një sistem filtrash uji që duhet instaluar poshte lavamanit ne kuzhine .
Në këto sisteme uji kalon përmes një membrane molekulare. Mbetjet e ngurta ndahen nga uji dhe të gjitha ato papastërti, edhe më të rrezikshme për organizmin, si metalet e rënda, mikroplastikat dhe elementë të shumtë kimikë largohen duke u shkarkuar ne tub shkarkimi te lavamanit . Sistemet e ujit me Membrane Molekulare e filtrojnë ujin në disa procese (të quajtur faza) për të larguar deri 99,9% të papastërtive të pranishme dhe për të garantuar një mirëqënie për shëndetin tuaj, por edhe një jetë të gjatë të vetë sistemit filtrues.
Sistemet më të mira të filtrit të ujit
Çdo gjë lidhet me nevojat e individëve dhe të shtëpive. Uji i disponueshëm nga rrjeti ose puset ka karakteristika fiziko kimike të ndryshme. Zgjidhja ideale vjen vetëm pasi analizohen këto karakteristika dhe profesionistët e certifikuar ju sugjerojnë filtrin ose sistemin e filtrimit që përmbush pritshmëritë tuaja. Ju duhet të siguroheni për origjinën e këtyre produkteve si dhe për certifikimin përkatës. Ky certifikim duhet të garantohet nga Ente të Autotizuara dhe Prestigjoze, për një cilësi të lartë dhe pa shije kimike të ujit, ashtu sikurse kërkohet dhe në Direktivën nga Bashkimi Europian (BE) 2020/2184.