Trajtimi i ujit industrial dhe Mbetjeve Industriale
Trajtimi i ujit industrial dhe Mbetjeve Industriale
Water Boutique shpk projekton dhe instalon filtra të certifikuar për pastrimin e ujit dhe trajtimin e ujerave të shkarkimit dhe mbetjeve industriale të Bizneseve të Ndrsyhme si Restorante, Hotele, Lavanderi, Fabrika Mishi , Fabrika Qumeshti etj.
Filtrat dhe materialet e tyre zgjidhen në bazë të karakteristikave të ujit që do të trajtohet, llojit të mediumit të filtrit dhe kapacitetit ditor te shkarkimit.
Uji i filtruar nga Water Boutique është i sigurtë, mbron në mënyrë permanente invenstimin dhe rrit efikasitetin e punës tuaj.
Trajtimi i ujit të ujësjellesit – Uji i pijshëm
Water Boutique shpk ofron teknologjinë e certifikuar të filtrit me membranë. Ne ju mundësojmë Ujësjellsave dhe Bashkive të kenë qasje në mënyrë të qëndrueshme për furnizimin e popullësisë me ujë pijshëm të pastër dhe të sigurtë.
Filtrat dhe sistemet tona të ujit kane kapicitete të mëdha, janë të aftë për të eleminuar turbullirën, lëndët e ngurta, bakteret, viruset dhe PFAS nga uji. Kjo teknologji inovative garanton ujë të pijshëm të pastër për cdo konsumator.
Trajtimi i ujrave te zeza
Inovacioni teknologjik në trajtimin e ujërave të zeza është një tregues thelbësor për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo individi dhe ambienti.
Water Boutique shpk e ofron këtë risi me përdorimin e shumellojshmerise se Projekteve ne Trajtimin e Ujerave te Zeza .
Ky lloj trajtimi i Ujërave të Zeza ofron avantazhe ekonomike, mbrojtje mjedisore dhe sociale në ambjentet natyrore
Për më tepër, Water Boutique shpk është përfaqesues zyrtar dhe distributor i Kompanive prestigjoze Gjermane dhe Hollandeze për trajtimin e ujërave të zeza duke sjellë në shqipëri teknologjinë moderne dhe një risi për këtë lloj trajtimi. Duke reduktuar ndjeshëm emëtimin e gjurmës të karbonit CO2, në krahasim me teknologjitë tradicionale që perdorën sot.
Ku ka ujë jemi ne…
Water Boutique është brand ndërkombëtar i rregjistruar, lider në filtrimin e ujit në Shqipëri dhe rajon. Ne jemi një institucion plotësisht i dedikuar për individët, familjet dhe sipërmarrjet që dëshirojnë të zgjidhin problemet e ujit te rubinetit, pajisjeve dhe makinerive të tyre, pa sakrifikuar rehatinë dhe cilësinë. Sistemet e filtrimit Water Boutique janë në gjendje të kënaqin çdo nevojë, nga familjet më të vogla e deri tek sipërmarrjet e mëdha, duke gjetur zgjidhjen më të përshtatshme bazuar në llojin e ujit që duhet filtruar.
Zgjidhjet inovative që ne ofrojmë dhe që zhvillohen çdo ditë, bazuar në eksperiencën shumë vjeçare, orientohen drejt objektivit tonë të vetëm; Përmirësimi i cilësisë së jetës kudo që është uji.
Ne transformojmë çdo lloj uji në ujë të pijshëm duke eleminuar:
Water Boutique ka showroomin më të madh në Shqipëri me mbi 1000 produkte në fushën e filtrimit të ujit. Përfaqësues zyrtar i markave lider në botë si BWT, Blupura, Best UV, Fit aqua, 3M, Lenntech, Patinium Wasser, Olympus. Në showroomin tonë mund të gjeni larmishmëri të sistemve të filtrimit të ujit edhe të gjithë aksesorët e nevojshëm. Zotërojmë nga filtrat më të thjeshtë për trajtimin e ujit për familje, vila, biznese (bar, restorante, hotele) deri në sistemet e personalizuara sipas nevojave specifike të çdo klienti, për resorte turistike apo dhe industritë (ushqimore, farmaceutike, etj). Ky showroom është i hapur nga e Hëna -Shtunë ora 9.00-21.00
Water Boutique zotëron një laborator modern të akredituar për të kryer analizat e ujit (të rrjetit, puseve, burimeve, lumenjeve apo liqeneve ) për ti ofruar çdo klienti zgjidhjen ideale për problemin e ujit. Me teknologjinë e fjalës së fundit Gjermane në aparatura dhe shërbim cilësor, ky laborator ofron kushtet opmtimale për marrjen e çdo lloj shërbimi laboratorik.
Water Boutique garanton menaxhimin e projektuar të montimit. Siguron një shërbim profesional të asistences teknike me stafin e tij të kualifikuar dhe me një eksperiencë 15 vjeçare për trajtimin e ujrave. Teknikët tanë i nënshtrohen një programi trajnimi të vazhdueshëm nga specialistë gjermane duke garantuar një shërbim cilësor dhe të shpejtë për klientin. Zgjidhje në kohë reale ndaj çdo problematike të ujit.
Ujë i shëndetshëm Pa Plastikë
Kurseni para – Mbroni shëndetin dhe mjedisin
Askush nuk pëlqen të paguajë 300 herë më shumë sesa duhet, kështu që me pastrimin e ujit të çezmës, krijohet një mundësi e madhe, më pak plehra, një mjedis më i pastër, ujë më i lirë, shëndet më i mirë. Vetëm kur të jemi pajtuar me idenë se uji i pijshëm nga çezma është vërtet i sigurt.