WATER BOUTIQUE
Ku ka ujë jemi ne…
Ku ka ujë jemi ne…
Water Boutique është brand ndërkombëtar i rregjistruar, lider në filtrimin e ujit në Shqipëri dhe rajon. Ne jemi një institucion plotësisht i dedikuar për individët, familjet dhe sipërmarrjet që dëshirojnë të zgjidhin problemet e ujit te rubinetit, pajisjeve dhe makinerive të tyre, pa sakrifikuar rehatinë dhe cilësinë. Sistemet e filtrimit Water Boutique janë në gjendje të kënaqin çdo nevojë, nga familjet më të vogla e deri tek sipërmarrjet e mëdha, duke gjetur zgjidhjen më të përshtatshme bazuar në llojin e ujit që duhet filtruar.
Zgjidhjet inovative që ne ofrojmë dhe që zhvillohen çdo ditë, bazuar në eksperiencën shumë vjeçare, orientohen drejt objektivit tonë të vetëm; Përmirësimi i cilësisë së jetës kudo që është uji.
Ne transformojmë çdo lloj uji në ujë të pijshëm duke eleminuar:
Water Boutique ka showroomin më të madh në Shqipëri me mbi 1000 produkte në fushën e filtrimit të ujit. Përfaqësues zyrtar i markave lider në botë si BWT, Blupura, Best UV, Fit aqua, 3M, Lenntech, Patinium Wasser, Olympus. Në showroomin tonë mund të gjeni larmishmëri të sistemve të filtrimit të ujit edhe të gjithë aksesorët e nevojshëm. Zotërojmë nga filtrat më të thjeshtë për trajtimin e ujit për familje, vila, biznese (bar, restorante, hotele) deri në sistemet e personalizuara sipas nevojave specifike të çdo klienti, për resorte turistike apo dhe industritë (ushqimore, farmaceutike, etj). Ky showroom është i hapur nga e Hëna -Shtunë ora 9.00-21.00
Water Boutique zotëron një laborator modern të akredituar për të kryer analizat e ujit (të rrjetit, puseve, burimeve, lumenjeve apo liqeneve ) për ti ofruar çdo klienti zgjidhjen ideale për problemin e ujit. Me teknologjinë e fjalës së fundit Gjermane në aparatura dhe shërbim cilësor, ky laborator ofron kushtet opmtimale për marrjen e çdo lloj shërbimi laboratorik.
Water Boutique garanton menaxhimin e projektuar të montimit. Siguron një shërbim profesional të asistences teknike me stafin e tij të kualifikuar dhe me një eksperiencë 15 vjeçare për trajtimin e ujrave. Teknikët tanë i nënshtrohen një programi trajnimi të vazhdueshëm nga specialistë gjermane duke garantuar një shërbim cilësor dhe të shpejtë për klientin. Zgjidhje në kohë reale ndaj çdo problematike të ujit.
Ujë i shëndetshëm Pa Plastikë
Kurseni para – Mbroni shëndetin dhe mjedisin
Askush nuk pëlqen të paguajë 300 herë më shumë sesa duhet, kështu që me pastrimin e ujit të çezmës, krijohet një mundësi e madhe, më pak plehra, një mjedis më i pastër, ujë më i lirë, shëndet më i mirë. Vetëm kur të jemi pajtuar me idenë se uji i pijshëm nga çezma është vërtet i sigurt.